Page 92 - Demo
P. 92
NDIKIMI I SHKRIMTARËVE NGA FOLKLORI Naim Frashëri dhe krijimtaria populloreNaim Frashëri (1846-1900) lindi në Frashër të Përmetit dhe jetoi atje gjer në vitin 1865.Familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea” dhe mësoi disa gjuhë: greqishten e re, greqishten e vjetër, latinishten dhe frëngjishten. Më vonë, ai mësoi shumë mirë persishten, turqishten dhe arabishten. Njohja e gjuhëve të huaja luajti rol të rëndësishëm në formimin e tij.Më 1870, Naimi shkoi në Stamboll, por u prek nga sëmundja e mushkërive dhe u rikthye në atdhe për klimë malore. Në vitet 1874-1877 punoi fillimisht si nëpunës në Berat dhe pastaj si drejtues dogane në Sarandë. Në vitin 1881, kur Lidhja e Prizrenit ra, Naimi u vendos në Stamboll. Veprat letrare më të njohura të tij janë: “Bagëti e bujqësi”, “Istori e Skënderbeut”, “Ëndërrimet”, “Lulet e Verës”, “Parajsa dhe fjala fluturake”, “Qerbelaja”, “Vjersha për mësonjëtoret e para” etj.Naimi dhe poezia populloreNë veprën e Naim Frashërit ndikimi i poezisë popullore nuk është aq i dukshëm sa tek autorët e tjerë të Rilindjes. Poeti e përdor përvojën jetësore dhe krijuese, filozofinë dhe etikën e krijimtarisë popullore, duke ia nënshtruar përvojës dhe individualitetit të vet.Ai e përpunon në atë pikë folklorin, sa mjetet stilistike, përbërjet ritmike, mendimet apo situatat që cilësojnë poezinë dhe imagjinatën popullore duket sikur janë prodhim autorial. Megjithatë, disa nga elementet e poezisë së Naimit tregojnë për lidhjen e saj me poezinë popullore. Kulti i natyrës është një ideal romantik, por edhe motiv folklorik. Në vargjet e poemës \Tek këndon thëllëza me gaz edhe zogu me dëshirë,E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,Tek hapet trëndafili, atje ma ka ënda të jem,Bashkë me shpesët edhe unë t’ja thërras këngës e t’ja them.Paraqitja e së madhërishmes. Ndikimi i imagjinatës folklorike në poezinë e Naimit duket në mënyrën si paraqitet e madhërishmja në të. Në poema si “Bagëti e bujqësi” dhe “Parajsa dhe fjala fluturake”, Naimi krijon parafytyrime të së madhërishmes ose që i afrohen asaj: O malet e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,Tëmer frikë përhapni! Përpini qiejt e retë!Të patundur për jetë jini, pa kur oshëtini,Udhëtaritë në zëmrë frikë të madhe i vini.Veçoritë stilistikore me bazë folklorinNë poetikën naimiane hasim mjaft krahasime tipike të përdorura edhe në letërsinë popullore. Në poemën “Istori e Skënderbeut” dallojnë krahasime të tilla, si: vashatë si pëllumbesha, si thëllëza shikonin, si dragoj i ashpëruar, mjekr’ e bardhë si dëborë, ndërsa në poema të tjera kemi: me gjuhë t’ëmblë si mjaltë, fjal-ëmbël e këmbëartë (“Qerbelaja”),me vështrim si vetëtima (“Parajsa dhe fjala fluturake”) etj.90

