Page 93 - Demo
P. 93


                                    Veçanërisht mbresëlënëse është similituda, e ndërtuar mbi bazën e përfytyrimeve popullore të marra nga jeta e bariut dhe e bujkut shqiptar në poemën “Bagëti e bujqësi”:Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e lë qingji kopenëblegërinë dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,e ta trembin ai s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë.Ashtu dhe zemra ime, më lë këtu, tek jam, mua,vjen me vrap e me dëshirë aty, në viset e tua.Te “Bagëti e bujqësi”, poeti dëshiron të ketë vrapin e veriut…, krahë pëllumbi…, nxitimin e lumit me valë:Të paskësha vrapn’ e veriut, të kisha krahë pëllumbi,Nxitimn’ e lumit me valë, q’ikën me vërtik si plumbi.Me apostrofa plot drithërim, ai i drejtohet fluturës krahëshkruar ose dallëndyshes bukuroshe që t'ia marrin zemrën e zhuritur nga malli e t'ia shpien në Shqipëri:O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerëNër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtia...Dallëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,...Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,Me gas të math do t’i vinjam Shqipërisë brënda në gji!Pëllumbi, lumi, dallëndyshja, flutura, janë simbole me origjinë nga poezia popullore.Shumë epitete në poezinë e Naimit e kanë prejardhjen nga folklori, gjithashtu. Në vargjet e tij, djali është trim dhe i fortë, vasha e bukur, flokët e saj janë të zezë, të artë apo të florinjtë, malet të larta, livadhet të gjelbra, lisat të gjatë, bregoret bukuroshe, ujët e ftohtë, nata e zezë, dita e bardhë, lumi i kulluar, zëri i ëmbël etj.Përveç krahasimeve, epiteteve e simboleve, edhe metaforat dallohen për prejardhjen e tyre nga folklori: djali quhet luan, ujk, shkabë, po edhe vetëtimë, rrufe. Naimi i ndërton më së shumti metaforat e tij me elemente qiellore si: dielli, hëna, me elemente nga bota shtazore si: sorkadhja, dallëndyshja, bilbili dhe me elemente nga bota bimore, si: hithra, kulpra. Të gjitha këto elemente i gjejmë edhe në poezinë popullore.Të nxitura prej krijimtarisë popullore janë sidomos personifikimet. Dielli, hëna, yjtë, mëngjesi, zogu, lulet, personifikohen dhe shpirtëzohen njësoj si në krijimtarinë popullore. Poeti komunikon me to sikur të kishin ndjenja e ndërgjegje:Manushaqe bukuroshe, Pse s’ngre kryete përpjetë, Po rri e mpit’ edh’ e qetë, Pse s’zbukuroh e s’shëndoshe?Situatat e disa prej poemave naimiane kanë prejardhje folklorike, p.sh.: në Këngën X të poemës “Istori e Skënderbeut”, koka e prerë e Firuz Pashës vazhdon të flasë, kurse trupi pa kokë qëndron ende drejt:Koka ra dhe ligjëronte,Nuk’ i kishte sosur fjalët,Trup’i tij dhe po qëndronte,Si ndëkur ishte mbi kalët!91
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97