Page 94 - Demo
P. 94
Në këtë pjesë të poemës, i gjithë dyluftimi i Pashës me Skënderbeun na sjell ndër mend episode te ngjashme të epikës sonë legjendare, si p.sh.: atë të dyluftimit të Gjergj Elez Alisë me bajlozin.Figura të mitologjisë popullore gjenden tek “Istori e Skënderbeut”, si: dragonjtë, hija, kuçedra etj.:U bë si dragoj i malit,Vetëm mbi gjith’ u lëshua.Kali q’e njih Skënderbenë,U vërvit posi hastriti,E mori nër dhëmbë frenë,Armikëtë i mahniti.Porositë e këshillat në trajtën e fjalëve të urta janë ndikim nga kultura popullore. Për shembull, te poezia “Tradhëtorët”, Naimi sendërton porositë etike, sociale, filozofike e atdhetare njëlloj sikur të ndërtonte fjalë të urta: Hiqni dorë, hiqni dorë! Mblithni mëntt’ e tupërohi, Mos u bëni trathëtorë, Se pasdaj do të pendohi.Po ashtu, edhe katër vargje mjaft shprehëse të poemës “Qerbelaja”, që në shikim të parë duket sikur s’kanë fare lidhje me imagjinatën popullore, vijnë prej fjalësh të urta popullore:Lum kush është zëmrë-qëruar,Posi lumi i kulluar,mjerë kush vete ngarkuar,si lumi i- trumbulluar!Gjuha e Naimit është mjaft e pasur dhe e lëvruar. Ai bëri një punë të dukshme për pasurimin e gjuhës shqipe, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar kulture. Frazeologjia popullore përdoret në të gjitha shkrimet e tij dhe përbën mjetin më të shpeshtë të takimit me krijimtarinë popullore.Veçoritë metrikeNaim Frashëri i ka ndërtuar poemat e tij sipas modeleve metrike të poezisë popullore duke përdorur vargun gjashtërrokësh, shtatërrokësh, dhjetërrokësh, dymbëdhjetërrokësh, e sidomos atë tetërrokësh. Edhe gjashtëmbëdhjetërrokëshi te poema “Bagëti e Bujqësi”, në fakt është një tetërrokësh i dyfishuar. Naimi përdor monokolonën e poezisë popullore, diptikun, rimën ABA-BCC etj.92

