Page 95 - Demo
P. 95


                                    BukuriaNë ciklin \duket se poeti ka marrë prej poezisë popullore mjete të shumta artistike e veçanërisht teknika vëzhgimi, duke krijuar vargje plot natyrshmëri. Gjithsesi ndjenja e poetit mbetet platonike, abstrakte, dhe nuk ka atë shfaqje konkrete si në lirikën popullore. Naimi i këndoi bukurisë së vashës, para së cilës mrekullohet duke zbuluar në të një pjesë të bukurisë universale. Ai e koncepton atë si shfaqje të përsosmërisë njerëzore, të harmonisë dhe bukurisë hyjnore. Kudo është bukuria, Në qiej, në dhe, në hënë, Në diell, në shenjë, në yj, Ndër lule, nër drurë, ndë pyj.Çdo vënt që të ketë zënë, Atje çfaqet perëndia, Po këtu është e tërë Dhe ajo ti është bërë.Pashë pjeshkëtë nër fletë, Pa m’u mejtua gjiri yt Edhe më mbenë përjetë Në zëmrët, në shpirtit, në syt.Jaseminë kur e pashë Q’ish i bardhë si dëborë,Pse më djek zëmrën, i thashë, E më ngjan me atë dorë? Dhe në mejtim të math rashë, Më ra në det mëndja, m’u mbyt, Më la vetëm e të shkretë Edhe të mjer’ e të gjorë.Do të shtrihem, Të venitem Si kandili, kur s’ka vaj, Balt’ e pluhur Do të bëhem Të më shkelnjë këmb’ e saj, E të prehem Duke puthur Atë këmbë pasandaj.As’më thua: Ç’ke me mua? Pse të dua, paskam faj? Pse heq unë Hidhërime A në vdekça, ti mos qaj; Vdekja ime S’të prish punë, Haj, e zeza jetë, haj! Mos i hap leshratë n’erë Të m’arratiç mëndjen time, Mos më shiko dhe një herë, Se m’u bë zëmra thërrime.Si thëllëz’ e bukur mos shko, Mos vëshro si pëllumbeshë, Shpirtinë mos ma përvëlo, Mos u tund si mbretëreshë.Me qepallatë si shtijë Mos më vra, mos më plagos, Me vështrim posi shkëndijë Mos më vdis e mos më sos.E pashë dije tek shkonte, Soje ndrinte gjithë jeta, Pa hoth syt’ e më shikonteDuke kthyer si shigjeta.Posa pashë bukurinë, Zëmrën’ e varfrë ma piku, Ndjeva në të dashurinë, Që më erth dhe më s’më iku.Pse s’ka fjalë të dëftenjë Dashurin’ e bukurinë, 93
                                
   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99