Page 96 - Demo
P. 96


                                    Nuk’ e them dot atë ndjenjë, Nuk’ e them dot perëndinë.Mos u mundo kot.Nukë thuhet dot.M’iku me vrap djalëria E më la mbi dhe të shkretë, Më erth shtriga pleqëria Pshehtazi, si qen i qetë.Opopo, ç’më gjet, o shokë! Do të qanj me thes më kokë! O ditët’ e djalërisë, Që kishit shumë gëzime, Ratë në det t’arratisë, Më latë në hidhërime.Tani jetën ç’e dua, Më s’ësht’ e shkreta për mua! Ti o bukuroshja ime, Të ritë ma paç përjetë, Kurrë mos pafsh idhërime, Të dashtë zot’ i vërtetë! Syri yt mos u venitë, Si hëna u përtëritë! Vera vate, shkoi, Bilbili pushoi, Lulet u thanë: Dimëri u qas, Dëbora vjen pas, Fletëtë ranë; Gjësendi më s’mbet Thua përmi dhet, Shpestë pushuan; Zemra ime zjen E ty më s’të gjen, Pa heq e vuan.1. A mbështetet vepra e Naimit në krijimtarinë popullore? Si i përdori ai elementet e folklorit? 2. Cilat janë figurat kryesore letrare në veprën e Naimit, që lidhen edhe me poezinë popullore? Jepni shembuj për çdo rast.P.sh.: Krahasimi: Me vështrim si vetëtima/ Q’ësht’ e bardhë si dëborë.3. Përse Naimi përdor në vargjet e tij porosi në formën e fjalëve të urta? Cili është funksioni i tyre? 4. Cilat janë disa nga figurat e mitologjisë popullore që i gjejmë në poemën “Istori e Skënderbeut”? 5. Thoni se cili është mjeti gjuhësor më i shpeshtë, i përdorur në veprat e tij, që dëshmon pikëtakimin me krijimtarinë popullore?6. Paraqitni veçoritë karakteristike të poemave të Naim Frashërit në lidhje me formën, metrin dhe rimën.7. Cilat janë subjektet lirike në poezinë “Bukuria”? Si i paraqet autori dhe cili është raporti i tij me to?Subjektet lirike:___________________ ______________________ ____________________Raporti i ligjëruesit me: _______________________ _________________________8. Identifikoni dhe shpjegoni disa tipare të poezisë popullore në poezinë \______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________S T U D I M T E K S T I 94
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100