Page 97 - Demo
P. 97
9. Si shprehet kulti i natyrës në vargjet e mëposhtme? Dalloni në to elementet e folklorit.Tek këndon thëllëza me gaz edhe zogu me dëshirë,E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,Tek hapet trëndafili, atje ma ka ënda të jem,Bashkë me shpesët edhe unë t’ja thërras këngës e t’ja them.Kulti i natyrës Elementet e folklorit Funksioni 10. Me ç’mjete përcillet e madhërishmja në vargjet e shkëputura nga “Bagëti e Bujqësi”? O malet e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,Tëmer frikë përhapni! Përpini qiejt e retë!11. Në vargjet e mëposhtme, Naimi përcjell mesazhe të rëndësishme. Identifikoni fjalët kyçe. Ç’mjet stilistik përftohet nga përballja e tyre?E lërë vetëm mirësitë,E të mos ketë kurrë të këqija;Ligësitë, djallëzitë e marrëzitëLe të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditëVeç mirësija në këtë jetë të mbretëronjëFjalë kyçe______________________________________________________Mjeti stilistik_____________ 12. Si jepet lidhja e poetit me mjedisin shqiptar në secilin fragment poetik? Dalloni detajet që realizojnë sfondin tipik shqiptar në aspektin fizik dhe atë shoqëror.Fragmenti 1: O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerëNër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt’ e mija.Fragmenti 2: Sa më pëlqen blegërima, zër’i ëmbël’ i bagëtisë,Qëngji edhe kec’i bukur, që rri më gjunj’ e pi sisë!...Bijen zilet’ e këmborët e fyelli e xhuraja,Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,Një gas t’ëmbël’ e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!Fragmenti 3: Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.13. Ç’rol luajti njohja e disa gjuhëve të huaja në krijimtarinë e Naimit? 14. Vlerësoni kontributin e Naim Frashërit për gjuhën shqipe, duke iu referuar krijimtarisë së tij.15. Argumentoni si e shfaqi Naimi origjinalitetin e tij krijues në lëvrimin e krijimtarisë popullore.Detyrë 1. Përshkruani bukurinë si vlerë estetike të shkrirë me cilësi të tjera njerëzore.95

