Page 98 - Demo
P. 98
NDIKIMI I SHKRIMTARËVE NGA FOLKLORI Çajupi dhe folkloriKrijimtaria e Çajupit ka një lidhje të ngushtë me krijimtarinë popullore. Lidhja me folklorin ishte një prirje e përgjithshme e letërsisë së kohës së shkrimtarit.Bashkëkohësit e Çajupit i jepnin rëndësi të madhe njohjes së folklorit dhe dallimit të vlerave të tij madhore. Ai ndoqi traditën e krijuar nga Naimi, por u tregua më origjinal në mënyrën se si e shfrytëzoi atë, si i përpunoi motivet, subjektet, strukturat gjuhësore etj. Njohja e folklorit e ndihmoi Çajupin të njihte shpirtin, mendësinë, dëshirat dhe ëndrrat e popullit të tij. Duke njohur mirë forcën e poezisë popullore, ai shfrytëzoi prej saj figuracionin, larminë dhe mundësitë shprehëse, thjeshtësinë e shprehjes, motivet, personazhet etj. Lidhja e Çajupit me folklorin ishte një lidhje e vetëdijshme, çka është e dukshme në mënyrën se si i përpunon motivet, si i risjell personazhet dhe temat e marra nga krijimet popullore.Çajupi në krijimtarinë e tij rimori motive nga folklori, p.sh.: në baladën “Atdheu dhe dashuria” shfrytëzohet motivi i rinjohjes së vëllait me vëllanë, motiv të cilin Çajupi e risjell në mënyrë autoriale. Ndarja e dy vëllezërve nuk ka ardhur për arsye personale, por për shkak të rrethanave që vijnë si rrjedhojë e pushtimit. Ata vendosen përballë njëri-tjetrit në një ndeshje si dy të panjohur që i ndan një armiqësi e fortë. Nga njëra anë është Jorgji, i cili jeton në një vend të pushtuar, që e ndau me të vëllanë që në fëmijëri, në anë tjetër është ushtari turk, i cili lufton kundër kombit dhe vëllait të tij.Mes tyre qëndron Vitua, bukuria e së cilës përshkruhet si në krijimet popullore.Vitua një pun’ e madheE bukur si sorkadhe. E bukur, krenare dhe me dinjitet, ajo është krijuar si një figurë-model i gruas shqiptare. Në krijimet e tij, Çajupi rimori edhe motivin e gruas së dënuar ta kalonte jetën në vetmi për shkak se burri ishte në kurbet. Rimarrja e këtij motivi realizohet në baladën “Kurbeti”. Tragjike shfaqet jo vetëm figura e gruas që pret burrin e saj, me të cilin ka qëndruar një muaj martuar, por edhe jeta e burrave, që kushtet ekonomike i kanë bërë të largohen nga familjet dhe vendi i tyre. Kur Mitrua kthehet pas njëzet vjetësh dhe e gjen gruan e tij të përqafuar me një trim të ri nevrikoset, e sheh vetëhenë me brirë! dhe qëllon mbi gruan dhe “jaranin”, që në të vërtetë ishte djali i tij i rritur.Mua të më vënë brirë!Tha, dhe goditi të birë! Çajupi në baladën “Kurbeti” ka marrë nga krijimtaria popullore jo vetëm motivin, por edhe vargje të tëra. Edhe motivin e njohur të martesave me diferencë të madhe moshe, të trajtuar në komedinë e tij “14 vjeç dhëndër”, ai e mori nga folklori. Mënyra si gërshetohet humori dhe keqardhja në komedinë e Çajupit është e ngjashme me krijimtarinë popullore. Personazhi i dhëndrit-fëmijë është një figurë e pranishme në letërsinë popullore. 96

