Page 99 - Demo
P. 99
Lozëm ndonjë lodër?Të dua si motër.NusjaÇ' motër më ke mua,o lum' e përrua?Ti më more grua.DhëndëriPse u zemëroveDhe u hidhërove?Kur s'lot ndonjë lodër.S’të dua si motër.Të dua si mëmë!Po hajde të flemë,se më mori gjumi.Edhe në rastet kur Çajupi shkruan një vepër me subjekt biblik, ai shkrin në të elementet e letërsisë popullore. Për shembull, në poemën “Baba Musa lakuriq”, ndikimi nga folklori është sa i drejtpërdrejtë, aq edhe i fshehur. Në të janë të integruara këngë të tëra: një cikël i tërë këngësh dasme, këngë djepi, këngë dashurie, vaje, që pasqyrojnë ndikimin e fortë të krijimtarisë popullore të krahinës së vendlindjes së shkrimtarit, p.sh.: në martesën e Isakut këndohen këngë, të cilat janë tipike të formës së këngëve popullore.− Thëllëza, gurë mbi gurë,me gojë s'më fole kurrë,më do a s'më do për burrë?Moj, në më do sa të dua,lë jot' ëm e rri me mua.− Moj lulja vergje, vergje,të fola, pse s'm'u përgjegje?Moj, mos je sëmur' e dergje?As sëmurë s'jam, as dergjem,po s'dua të të përgjegjem,se kam frikë nga im atë,që përgjon nat' për natë.− Borziloku fletëgjerë,Çuditem se kur u rrite,ditën që të mora erë,m'u në zemër më godite. (“Baba Musa lakuriq”)Përfshirja në tekstin autorial të këngëve ose të pjesëve të tyre nga krijimtaria popullore shfaqet edhe në komedinë “14 vjeç dhëndër”; p.sh. te Pamja IV, ditën e dasmës, burrat, gratë, çupat, djemtë këndojnë e hedhin valle, duke imituar plotësisht këngët, vallet dhe ritet që janë tipike në këto raste e që zbatohen sipas një ceremonie. Gra e burra bashkë: Ç'mirë ja bëm’ krushkësë,q’i muarm të bijënë,atë më të mirënë,Maro gjeraqinënë.Burrat vetëm, në valle:Moj unaza rreth me ar,për grua do të të marr,gjithë të kanë nakar.97

