Page 13 - Demo
P. 13


                                    7Xheni thotë që ndërmjet numrave 15 dhe 21 (duke i përfshirë të dy) ka saktësisht tri numra të thjeshtë. A ka të drejtë ajo? Përdorni një metodë të përshtatshme për të vërtetuar përgjigjen tuaj. j j j j p pNumri i thjeshtë?15 JO o 15 1 ˜ 15; 3 ˜ 5 16 JO o 16 1 ˜ 16; 2 ˜ 8; 4 ˜ 417 PO o 17 1 ˜ 1718 JO o 18 1 ˜ 18; 2 ˜ 9; 3 ˜ 619 PO o 19 1 ˜ 1920 JO o 20 1 ˜ 20; 2 ˜ 10; 4 ˜ 521 JO o 21 1 ˜ 21; 3 ˜ 7Ndërmjet 15 dhe 21 ka saktësisht dy numra të thjeshtë, kështu që Xheni ka gabuar (ajo tha se ishin 3 numra të thjeshtë).Përdorni vërtetimin me shqyrtim për të kontrolluar të gjitha vlerat në vargun e të dhënave.1 2Shkruani një përfundim të qartë që vërteton ose hedh poshtë fjalinë.3Ushtrime 1.1B Arsyetim dhe zgjidhje problemore1 P është një numër i thjeshtë dhe Q është një numër tek.a Suzana thotë që prodhimi PQ është çift, Liza thotë që prodhimi PQ është tek dhe Genti thotë që prodhimi PQ mund të jetë ose çift ose tek. Cili ka të drejtë? Përdorni një metodë të përshtatshme vërtetimi për të argumentuar përgjigjen.b Suzana thotë që P(Q + 1) është gjithmonë çift. A ka të drejtë ajo? Përdorni një metodë të përshtatshme vërtetimi për të argumentuar përgjigjen.2 Përdorni një metodë të përshtatshme vërtetimi për të treguar nëse fjalia e mëposhtme është e vërtetë apo e gabuar.“Çdo numër tek ndërmjet 90 dhe 100 është ose numër i thjeshtë ose prodhim vetëm i dy numrave të thjeshtë.” 3 Përdorni një metodë të përshtatshme për të vërtetuar që numrat e trajtës 9n – 1 plotpjesëtohen me 8 për 1 ≤ n ≤ 6.4 A është e vërtetë që “të gjithë trekëndëshat janë këndgjerë”? Përdorni një metodë të përshtatshme vërtetimi për të argumentuar përgjigjen. 5 Vërtetoni që shuma e këndeve të brendshme të një gjashtëkëndëshi të mysët është 720°.6 Martini thotë: \brinjë të barabarta janë katrorë\metodë të përshtatshme vërtetimi për të treguar nëse fjalia e tij është e vërtetë apo e gabuar. 7 Vërtetoni që shuma e këndeve të brendshme të një shumëkëndëshi të mysët me n brinjë është 180°(n – 2).8 Përdorni një metodë të përshtatshme vërtetimi për të vërtetuar ose hedhur poshtë fjalinë “në qoftë se m2 = n2 atëherë m = n”.9 Hipotenuza e një trekëndëshi kënddrejtë është (2s + a) cm dhe njëri nga katetet është (2s – a) cm ku a dhe s janë numra natyrorë. Përdorni një metodë të përshtatshme vërtetimi për të treguar që katrori i katetit tjetër është shumëfish i numrit 8.10 Përdorni një metodë të përshtatshme vërtetimi për të treguar që për 1 ≤ n ≤ 5,n nnn11 212 313 4 ... 1⋅ ( 1) 1+ ⋅ + ⋅ ++ =⋅ + +Sfidë 11 Mësuesja i tregon klasës së saj që çdo numër plotpjesëtohet me 3 nëse shuma e shifrave të tij plotpjesëtohet me tre. Përdorni një metodë të përshtatshme për të vërtetuar këtë fjali për numrat dyshifrorë. Shembulli 5
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17