Page 140 - Demo
P. 140
134HistoriDerivati dhe integrali janë koncepte që i përkasin një dege të matematikës të quajtur “njehsimi diferencial dhe integral”, e cila merret me studimin e ndryshimit. U deshën qindra vjet dhe puna e shumë matematikanëve për ta zhvilluar njehsimin diferencial dhe integral, e për ta bërë siç njihet sot.E para që shkroi një libër rreth derivatit dhe integralit, si dhe gruaja e parë që shkroi një libër për matematikën ishte Gaetana Maria Anjezi(Gaetana Maria Agnesi). Bijë e një familjeje me 21 fëmijë, Maria shprehu aftësi të pabesueshme në një numër disiplinash qysh në moshë të vogël. Ajo ishte dhe aktiviste e hershme për të drejtën e grave për t’u arsimuar, duke mbajtur një fjalim për këtë çështje që kur ishte 9 vjeçe.Libri i Anjezit, “Istituzioni analitiche ad uso della gioventu italiana” (Institucione analitike të përdorshme nga rinia italiane), u botua në vitin 1748, kur ajo ishte 30 vjeçe.KërkimPërpara Anjezit, në shekullin e 17-të, teorema themelore e njehsimit diferencial dhe integral u zbulua në mënyrë të pavarur nga Isak Njutoni dhe Gotfrid Lajbnici.Të dy vlerësoheshin shumë nga komuniteti i matematicienëve dhe të dy botuan punime shumë të ngjashme në përmbajtje, brenda pak vitesh, në mënyrë të pavarur nga njëri–tjetri. Kjo çoi në dyshime për kopjim dhe në një grindje të hidhur e cila zgjati deri në vdekjen e Lajbnicit, në 1716.Zbuloni kontributet që kanë dhënë Njutoni dhe Lajbnici për teoremën e njehsimit diferencial dhe integral dhe më pas shkruani një ese. Përshkruani çdo ngjashmëri dhe ndryshim midis punimeve të secilit matematikan, si dhe tregoni që rezultatet e tyre plotësuan ose mbështetën atë çka ishte zbuluar më parë në fushën e njehsimit diferencial dhe integral. shte 30 vjIsak Njutoni Gotfrid Lajbnici4EksplorimPërtej provimeve

