Page 168 - Demo
P. 168
HistoriNë fund të shekullit të 16-të, përparimet e mëdha në shkencë nxorën në pah nevojën për llogaritje me vlera të mëdha, të pahasura më parë. Kjo i shtyu matematikanët të gjenin metoda për thjeshtimin e proceseve që përmbanin shumëzim, pjesëtim dhe gjetje të fuqive dhe rrënjëve.Në 1614, matematikani skocez Xhon Neipier (John Napier) publikoi një punim për logaritmet, i cili u pranua menjëherë nga shkencëtarët, inxhinierët dhe detarët, të cilët e përshtatën për llogaritjet që u duhej të kryenin. Matematikani zviceran Leonard Oiler (Leonhard Euler) punoi më tej me logaritmet në shekullin e 18-të dhe krijoi sistemin që përdoret ende sot.Provo vetenKryeni llogaritjet e mëposhtme, pa makinë llogaritëse.5438 21494769604 : 567Më pas kryeni këto llogaritje, duke përdorur logaritmet.KërkimGjeni datat për secilën nga ngjarjet e mëposhtme dhe vendosini në të njëjtin bosht kohor.1. Sot.2. Datëlindja juaj.3. Zbarkimi në Hënë.4. Fluturimi i parë i njeriut.5. Hera e parë e përdorimit të shtypit të shkruar.6. Përdorimi i monedhave për herë të parë.7. Fundi i epokës neolitike.8. Zhdukja e dinozaurëve.Shpjegoni pse na nevojitet një bosht kohor logaritmik. Provoni t’i hidhni këto të dhëna në një bosht, ku koha paraqitet me shkallë logaritmike.“Për shkurtim numrin 2,7182818459... do ta shënojmë me shkronjën e.”Leonard OilerJohn Napier1625EksplorimPërtej provimeve

