Page 171 - Demo
P. 171


                                    165Kreu 1 Algjebra 1: y sistemet e ekuacioneve.Kreu 3 Trigonometri:y teoremat e sinusit dhe kosinusit; y formulën e syprinës së trekëndëshit.Orientimy të dalloni madhësitë vektoriale dhe numerike;y të zgjidhni situata problemore gjeometrike në plan (2D), me anë të metodave vektoriale;y të zgjidhni situata problemore që përfshijnë zhvendosjen, shpejtësinë dhe forcën;y të gjeni gjatësinë dhe drejtimin e një vektori dhe t’i përdorni ato;y të përdorni koordinatat e vektorëve për të gjetur zhvendosjet dhe largesat.Tashmë keni mësuar: Do të mësoni: 6 VektorëtGjatë një ndeshjeje basketbolli, një lojtar përpiqet të bëjë kosh. Që t’ia dalë mbanë, ai duhet të ketë parasyshlargesën e topit nga koshi dhe drejtimin në të cilin duhet të hidhet topi. Për shembull, lojtari mund të jetë 10 m larg koshit dhe të synojë ta hedhë topin 3,5 m lart, mbi kosh, në mënyrë që të shënojë menjëherë pikë. Ky informacion rreth zhvendosjes dhe drejtimit të topit mund të përshkruhet si njohje e elementeve të një vektori.Vektorët mund të përdoren për të përshkruar çdo gjë që ka madhësi dhe drejtim, si dhe shfaqen shpesh në përshkrimin e lëvizjes. Nxitimi, forca dhe impulsi janë madhësi vektoriale.Koncepti i vektorit është i thjeshtë, por themelor për matematikën. Vektorët përdoren në shumë fusha, përfshirë fizikën dhe inxhinierinë.
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175