Page 187 - Demo
P. 187
1817 Mbledhja, paraqitja dhe interpretimi i të dhënaveNjë shitës akulloresh dëshiron të dijë a ndikon temperatura e mjedisit në shitjet e akullores. Ai mban shënim temperaturën mesatare dhe shitjet e çdo dite. Më pas, analizon të dhënat, për të parë nëse ekziston ndonjë korrelacion ndërmjet tyre. Në këtë shembull, kemi të dhëna për dy ndryshore, temperatura dhe shitja e akulloreve. Këto dy ndryshore mund të ndikojnë (ose jo) te njëra-tjetra. Megjithatë, e rëndësishme është të kuptojmë se, kur kemi korrelacion, nuk do të thotë domosdoshmërisht se kemi lidhje shkak–pasojë. Dy ndryshoret mund të tregojnë korrelacion, edhe pa pasur ndikim te njëra-tjetra.Mbledhja dhe analiza e të dhënave qëndron në themel të shumë punëve kërkimore. Kur kryejmë punë kërkimore duhet të dimë si të mbledhim të dhëna domethënëse, në mënyrë të saktë dhe asnjanëse, si t’i paraqesim ato saktë, e më pas, si t’i interpretojmë rezultatet në mënyrë kuptimplote. y të përdorni treguesit statistikorë për të përshkruar një popullatë;y të ndërtoni dhe të interpretoni tabelat, grafikët dhe diagramet për të dhënat numerike;y të përdorni treguesit e përshtatshëm të shpërndarjes;y të përdorni dhe të interpretoni grafikët me pika për të dhënat me dy ndryshore;y të dalloni korrelacionin. y të dalloni një popullatë dhe parametrat e saj nga një kampion dhe treguesit statistikorë të tij;y të dalloni dhe të emërtoni mënyrat e kampionimit dhe të njihni burimet e njëanshmërisë;y të lexoni të dhëna diskrete dhe të vazhdueshme nga diagrame të ndryshme;y të vizatoni dhe të përdorni grafikë me pika;y të përmblidhni të dhënat e papërpunuara.OrientimTashmë keni mësuar: Do të mësoni:

