Page 188 - Demo
P. 188
182 Mbledhja, paraqitja dhe interpretimi i të dhënave KampionimiPër të gjetur mënyrën më të mirë të nxjerrjes së kampionit (kampionim), duhet të dimë, të paktën parimisht, nëse mund të renditet secili element i popullatës.Tabela e mëposhtme tregon disa teknika tipike të kampionimit, të cilat mund të përdoren, nëse jeni në gjendje të renditni të gjitha elementet e popullatës.Teknika e kampionimit PërshkrimKampionimi i thjeshtë rastësorSecili element i popullatës ka të njëjtën mundësi për t’u zgjedhur. Për shembull, çdo elementi të popullatës i vendoset një numër. Më pas, për të nxjerrë një kampion, zgjidhen numra të rastësishëm.Kampionimi sistematik Për të nxjerrë një kampion me madhësi n, nga një popullatë me madhësi N, merret në mënyrë rastësore një element nga k elementet e para të popullatës. Më pas, duke nisur numërimin nga elementi i përzgjedhur, merret nga popullata çdo element i rendit k, ku k Nn .Kampionimi i shtresëzuar Kur kërkohet që në një kampion të përfaqësohen grupe të veçanta të popullatës, ajo ndahet në grupe të dallueshme. Më pas, nga secili prej këtyre grupeve, nxirren kampione në përputhje me madhësinë e tyre.Shkathtësi dhe aftësiNjë kampion i zgjedhur në mënyrën e duhur nga një popullatë mund të na japë informacione shumë të dobishme.Popullata është bashkësia e të gjitha elementeve që po studioni.Kampioni është nënbashkësi e kësaj popullate.Popullata mund të jetë e fundme, si p.sh. numri i këngëtarëve pop më të ndjekur të momentit, ose e pafundme, si p.sh. bashkësia e pikave të zonës, ku mund të bjerë shigjeta e një shigjetari. Parametrat e një popullate mund të mos maten dot me saktësi, prandaj shpesh, për të treguar diçka për popullatën, përdoren treguesit statistikorë të një kampioni.Parametri është një numër që përshkruan të gjithë popullatën. Treguesi statistikor është një numër i përftuar nga një kampion i vetëm; një ose disa të tillë mund të përdoren për të vlerësuar një parametër.Një nxënës donte të dinte numrin mesatar të karameleve në qeset e karameleve që i pëlqenin. Ai hapi 10 qese dhe numëroi karamelet në brendësi të secilës. Ai njehsoi mesataren aritmetike të këtyre numrave. Tregoni popullatën, parametrin, kampionin dhe treguesin statistikor në këtë shembull. Më pas tregoni se cili tregues statistikor mund të përdoret për të gjetur një vlerë të përafërt të parametrit.7.1 KampionimiNjë tregues statistikor mund të përdoret për të gjetur një vlerë të përafërt të një parametri. Për shembull, mesatarja aritmetike e një kampioni tregon një vlerë të përafërt të mesatares aritmetike të një popullate.Shembulli 1Mbani mendMbani mendër të gjetur mënyrën më të mirë të nxjerrjes së kampionit (kampionim) duhet të dimë të paktënpërafërt të parametrit.Popullata përbëhet nga të gjitha qeset e karameleve. Numri mesatar i karameleve për qese është parametri. 10 qeset e karameleve që u hapën nga nxënësi përbëjnë kampionin. Treguesit statistikorë janë numrat e karameleve në secilën prej 10 qeseve të hapura, si dhe mesatarja aritmetike e kampionit. Mesatarja aritmetike e kampionit mund të përdoret për të gjetur një vlerë të përafërt të parametrit.

