Page 189 - Demo
P. 189


                                    183Shpesh, është e pamundur të renditen të gjitha elementet e popullatës. Në këtë rast, duhet të zgjidhet, mundësisht sa më mirë, një kampion përfaqësues i popullatës.Teknika e kampionimit PërshkrimiKampionimi sipas mundësivePërzgjidhen njëri pas tjetrit elemente të popullatës për të cilët ka të dhëna, derisa të arrihet madhësia e dëshiruar e kampionit.Kampionimi me kuotëKur në kampion duhet të përfaqësohen grupe të veçanta të popullatës, vendoset se sa elemente të secilit grup do të jenë të përfaqësuara në kampion. Më pas, përdoret kampionimi sipas mundësive për secilin nga grupet.Kampionimi me grupimePopullata ndahet në grupime, të cilat priten të jenë të ngjashme. Më pas, nxirret një kampion nga secili prej grupimeve.1 Një fëmijë dëshiron të dijë gjatësinë mesatare të të rriturve në fisin e tij. Ai mati gjatësitë e të gjithë të afërmve të rritur, që jetojnë në qytetin e tij. Tregoni popullatën, parametrin, kampionin(et) dhe treguesin(t) statistikor(ë) në këtë situatë.2 Një ambientalist është i interesuar të dijë lartësinë maksimale që arrijnë llojet e ndryshme të pemëve, në pyjet e vendit të tij. Ai zgjodhi në mënyrë rastësore një pyll dhe më pas mati lartësitë e të gjitha pemëve në atë pyll. Tregoni popullatën, parametrin, kampionin(et) dhe treguesin(t) statistikor(ë) në këtë situatë.3 Ju dëshironi të gjeni grupet muzikore që u pëlqejnë nxënësve të shkollës suaj. Përshkruani si mund të zgjidhni një kampion prej 40 vetash: a duke përdorur kampionimin e thjeshtë rastësor;b duke përdorur kampionimin me grupime.4 Kampionimi sistematik u përdor për të marrë një kampion nga një popullatë prej 3 783 personash. Për këtë u përzgjodh rastësisht një numër nga 1 në 13. Më pas, personi me numrin rendor të përzgjedhur dhe çdo person i 13-të, duke nisur numërimin nga personi i parë i përzgjedhur, u përfshinë në kampion. Sa i madh është kampioni i përzgjedhur?5 Një shkollë me 1000 nxënës ka një klub të ri veprimtarish jashtëshkollore. Duam të dimë sa pëlqehet ai nga nxënësit e shkollës. Shkolla ka tri cikle me 150 nxënës secili dhe dy cikle me 275 nxënës secili. Për përzgjedhjen e një kampioni prej 40 nxënësish, u menduan tri teknika kampionimi. Emërtoni secilën prej teknikave të dhëna më poshtë.a 40 nxënës përzgjidhen në mënyrë rastësore nga një listë e të gjithë nxënësve, duke përdorur numra të rastësishëm nga 1 në 1000. b Të gjithë nxënësit u renditën sipas viteve dhe klasave dhe secilit prej tyre iu bashkëngjit një numër rendor. Një nga 25 nxënësit e parë u përzgjodh rastësisht dhe më pas u përzgjodh çdo nxënës i 25-të, duke nisur numërimin nga nxënësi i parë i përzgjedhur, derisa u plotësua kampioni prej 40 nxënësish.c Të gjithë nxënësit u renditën sipas viteve dhe klasave. Secilit prej tyre iu bashkëngjit një numër rendor. Nga tri ciklet shkollore më të vogla, u përzgjodhën nga 6 nxënës, ndërsa nga dy ciklet shkollore më të mëdha, u përzgjodhën nga 11 nxënës. 6 Një prodhues çantash prodhoi 2 772 çanta, nga të cilat 1 001 ishin të kuqe, 1 309 ishin blu dhe 462 ishin të gjelbra. 36 çanta u përzgjodhën për të bërë kontrollin e cilësisë. Njehsoni sa çanta të secilës ngjyrë janë përzgjedhur, në qoftë se është përdorur teknika e kampionimit të shtresëzuar.Ushtrime 7.1A Shkathtësi dhe aftësi
                                
   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193