Page 190 - Demo
P. 190
184 Mbledhja, paraqitja dhe interpretimi i të dhënave KampionimiHapatPër të zgjedhur një teknikë kampionimi:1 përcaktohet nëse mund të renditen apo jo të gjithë anëtarët e popullatës;2 konsiderohet çdo anshmëri dhe çdo vështirësi në nxjerrjen e kampionit;3 krahasohen teknikat e ndryshme të kampionimit dhe zgjidhet ajo që përshtatet më mirë me nevojat dhe kufizimet e situatës.Arsyetim dhe zgjidhje problemoreMarrja e një kampioni që pasqyron me saktësi popullatën, nuk është detyrë e thjeshtë. Ka shumë gjasa që të merret një kampion i njëanshëm ose të merren të dhëna, të cilat nuk e përshkruajnë saktësisht popullatën. Një teknikë kampionimi quhet e njëanshme, në qoftë se krijon një kampion i cili nuk përfaqëson popullatën.Për të vendosur se cila teknikë kampionimi duhet përdorur, zgjidhni atë që do t’ju japë kampionin më të paanshëm të mundshëm. Njëkohësisht, mbani parasysh vështirësitë dhe kostot e teknikës së përzgjedhur.Ushtrime 7.1B Arsyetim dhe zgjidhje problemore1 Një meteorolog do të dijë temperaturën mesatare në qytetin e tij. Vlerat e temperaturave, të matura çdo orë, për një periudhë prej tre muajsh, japin një mesatare aritmetike prej 14°C, por vlerat e matura çdo orë, për një periudhë prej tre vjetësh, japin një mesatare aritmetike prej 21°C.a Sa të besueshme janë dy teknikat dhe në çfarë përfundimi mund të arrini për temperaturën mesatare të vërtetë?Meteorologu mori mesataret aritmetike mujore dhe i renditi ato sipas muajit të matjes, nga e para tek e fundit. Më pas, ai përdori kampionimin sistematik, duke Shembulli 2Mbani mendPërgjegjësja e një dyqani ushqimesh cilësore mëson nga rezultatet e një ankete kombëtare se qumështi me pak yndyrë preferohet më shumë se qumështi pa yndyrë fare. Për të kontrolluar këtë rezultat, në mëngjesin e asaj dite, ajo pyeti të gjithë blerësit në dyqan se cilin qumësht preferonin. 24 nga 40 personat e pyetur u përgjigjën që preferojnë qumështin pa yndyrë. a Argumentoni pse përfundimet që nxjerr ajo nga sondazhi i saj me 40 veta mund të mos jenë të vlefshme. b Sugjeroni dhe shpjegoni një teknikë kampionimi, që mund të përdoret për të përftuar një përfaqësim më të mirë të preferencës në shkallë kombëtare.Ushtrime 7 1B Arsyetim dhe zgjidhje problemorepq pa Kampioni i përzgjedhur mund të jetë i njëanshëm, pasi ka më shumë gjasa që blerësit në dyqanin e shembullit të jenë më të kujdesshëm për shëndetin, sesa njerëzit e tjerë që nuk blejnë në dyqane ushqimesh cilësore.b Mund të përdoret kampionimi me kuota, me anë të të cilit, përgjegjësja e dyqanit mund t’u kërkojë përgjegjësve të dyqaneve të tjera të kryejnë sondazhe. Më pas, ajo duhet të mbledhë përgjigjet derisa të arrijë një numër të paracaktuar pjesëmarrësish në sondazh, për secilin prej dyqaneve. Në këtë mënyrë, ka më pak gjasa që pikëpamjet në sondazh të ndikohen nga vendi ku blejnë zakonisht të anketuarit.Mendoni për burimet e mundshme të njëanshmërisë.2Mendohuni se cila teknikë kampionimi i përshtatet më mirë kësaj situate.3

