Page 196 - Demo
P. 196


                                    190 Mbledhja, paraqitja dhe interpretimi i të dhënave Karakteristikat e pozicionit dhe të shpërndarjesNjë shitës mbajti shënim vëllimin e ujit me gaz, që shet çdo ditë, për një javë, me saktësi deri në litrin më të afërt dhe mori këto të dhëna: 3, 4, 6, 6, 1, 0, 25a Njehsoni një karakteristikë të përshtatshme të shpërndarjes. Shpjegoni zgjedhjen e treguesit statistikor.b Shpjegoni pse moda nuk është një karakteristikë e përshtatshme e pozicionit.Shembulli 41 U mat kohëzgjatja e funksionimit të një grupi prej 100 baterish. Të dhënat u paraqitën në tabelën e mëposhtme, ku x është kohëzgjatja e matur me saktësi deri në gjysmë-orën më të afërt.x 15,5 16,0 16,5 17,0 17,5 18,0 18,5 19,0 19,5f 13 21 28 22 15 0 0 0 1Ushtrime 7.2B Arsyetim dhe zgjidhje problemorea NNK = 6 −1 = 5  Amplituda ndikohet nga vlera e jashtëndodhur 25, por NNK nuk ndikohet.b Kjo bashkësi të dhënash është e vogël, me vetëm dy vlera të barabarta me modën. Prandaj, kjo vlerë nuk është përfaqësuese për të dhënat. Për të llogaritur mesoren ka mjaftueshëm të dhëna dhe kjo vlerë është më përfaqësuese për të dhënat.Merrni parasysh vlerat e jashtëndodhura.Merrni parasysh sa përfaqësuese mund të jetë moda, duke ditur bashkësinë e të dhënave.Duhet të zgjidhni treguesit e përshtatshëm statistikorë të pozicionit dhe shpërndarjes. Duke marrë parasysh vetitë e vlerave, mund të përcaktohet se cilët tregues duhen përdorur. Treguesit statistikorë Përparësitë MangësitëKarakteristikat e pozicionitModa E dobishme për të dhëna jonumerike.Zakonisht nuk ndikohet nga vlerat e jashtëndodhura.Zakonisht nuk ndikohet nga gabimet.Është gjithmonë një vlerë, pjesë e të dhënave.Nuk përdor të gjitha të dhënat.Mund të mos jetë përfaqësuese, në qoftë se ka denduri të ulët.Mund të ketë vlera të tjera me të njëjtën denduri.Mesorja Nuk ndikohet nga vlerat e jashtëndodhura.Nuk ndikohet shumë nga gabimet.Nuk përdor të gjitha të dhënat.Mesatarja aritmetikeKur bashkësia e të dhënave është e madhe, disa vlera ekstreme apo vlera të jashtëndodhura kanë ndikim të papërfillshëm.Kur bashkësia e të dhënave është e vogël, disa vlera ekstreme ose gabime kanë ndikim të madh.Karakteristikat e shpërndarjesAmplituda Pasqyron të gjithë bashkësinë e të dhënave.Ndikohet nga vlerat e jashtëndodhura.NNK (ndryshesa ndërkuartilore)Nuk ndikohet nga vlerat e jashtëndodhura.Nuk përfaqëson të gjitha të dhënat.
                                
   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200