Page 197 - Demo
P. 197
191a Gjeni mesoren e kohëzgjatjes, amplitudën dhe ndryshesën ndërkuartilore.b Shpjegoni pse amplituda nuk është një karakteristikë e përshtatshme për shpërndarjen në këtë rast.c Vlerat e jashtëndodhura për këto të dhëna përcaktohen si ato që ndodhen jashtë intervalit të mëposhtëm (K1 – 1,5 NNK, K3 + 1,5 NNK). Njehsoni kufijtë e këtij intervali.d Për të matur cilësinë e një grupi tjetër baterish, zgjidhet rastësisht njëra prej tyre dhe i matet kohëzgjatja. Në qoftë se kohëzgjatja është jashtë intervalit të gjetur në kërkesën (b), i gjithë grupi merret në testim. Në rast të kundërt, grupi pranohet. Në qoftë se kohëzgjatja e baterisë së zgjedhur është 14,5 orë, çfarë vendimi duhet të merret rreth testimit të të gjithë grupit?2 Sasia mesatare e bukës, në gramë, të blerë për person, në javë, jepet në tabelën e mëposhtme. Këto të dhëna janë për familjet e qytetit A, për një periudhë shtatëvjeçare.2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013895 816 807 675 756 747 873a Gjeni mesoren dhe ndryshesën ndërkuartilore për këto të dhëna. Mesorja dhe ndryshesa ndërkuartilore për familjet e qytetit B janë respektivisht 975 g dhe 107 g.b Bëni një krahasim për sasitë e blera të bukës për dy grupet e familjeve.3 Nëntë nxënës u pyetën sa lekë shpenzojnë gjatë verës për udhëtime. Rezultatet janë si më poshtë:2100, 3100, 1984, 1932, 2254, 2148, 2073, 1610, 2140.a Gjeni ndryshesën ndërkuartilore (NNK).b Duke përdorur rregullën që vlerat e jashtëndodhura janë vlerat më të vogla se K1 – 1,5 NNK dhe më të mëdha se K3 + 1,5 NNK, ku K1 është kuartili i parë dhe K3 është kuartili i tretë, gjeni vlerat e jashtëndodhura.c Në qoftë se vlerat e jashtëndodhura që gjetët në kërkesën (b) hiqen, çfarë ndikimi do të kishte kjo mbi mesoren e të dhënave? Sfidë4 11 anëtarët e një ekipi qitjeje mbajtën shënim pikët e tyre në një turne. 108, 110, 114, 101, 99, 98, 107, 103, 109, 145, 105.a Njehsoni modën, mesoren dhe mesataren aritmetike të pikëve.b Shpjegoni se cila nga karakteristikat e gjetura në kërkesën (a) është më e përshtatshmja për të paraqitur prirjen qendrore në këtë rast.Një ekip tjetër ka të njëjtën mesatare aritmetike pikësh. Ky ekip ka shtatë anëtarë dhe pikët e tyre janë:110, 112, 115, 108, 111, a, 105c Gjeni vlerën a dhe krahasoni pikët e dy ekipeve. Shpjegoni zgjedhjen e treguesit statistikor që keni përdorur për të bërë këtë krahasim.

