Page 198 - Demo
P. 198
192 Mbledhja, paraqitja dhe interpretimi i të dhënave Të dhënat me një ndryshore7.3 Të dhënat me një ndryshoreShpesh, të dhënat përmblidhen nëpërmjet pesë treguesve statistikorë kryesorë.Përmbledhja bëhet me gjetjen e pesë numrave: vlera minimale, kuartili i parë, mesorja, kuartili i tretë dhe vlera maksimale.Për të paraqitur këto vlera mund të përdoret grafiku me kuti. Përgjatë një boshti numerik shënohen vlerat e përftuara dhe bashkohen pikat e tyre për të formuar një drejtkëndësh dhe dy zgjatime jashtë tij. Një e katërta e të dhënave në kampion shtrihet ndërmjet çdo dy segmenteve vertikale të njëpasnjëshme në diagram. Nëse segmentet janë vendosur më larg, d.m.th. zgjatimet janë më të gjata ose/dhe kutia është më e gjatë, kemi një shpërndarje më të madhe të të dhënave, por nuk kemi më shumë të dhëna.Vlerat e jashtëndodhura paraqiten nëpërmjet shenjave x, por nuk konsiderohen pjesë e vijave të grafikut. Në qoftë se njihen vlerat ekstreme, që nuk janë vlera të jashtëndodhura, ato duhet të paraqiten me segmentet fundore jashtë drejtkëndëshit. Në rast të kundërt përdoret kufiri për vlerat e jashtëndodhura si segment fundor. Supozojmë se një vlerë konsiderohet e jashtëndodhur nëse është më e vogël se K1 – 1,5 NNK dhe më e madhe se K3 + 1,5 NNK. Kutia e ngjyrosur në figurën e mëposhtme paraqet bashkësinë e të dhënave: 20, 22, 23, 25, 25, 26, 27, 27, 27, 28, 39 Në diagramin e mëposhtëm, kutia e ngjyrosur paraqet bashkësinë e të dhënave të përmbledhura nga minimumi = 43, K1 = 46, mesorja = 49, K3 = 50, maksimumi = 65.Vini re që, edhe nëse nuk njihen vlerat e kuartileve apo të ndryshesës ndërkuartilore, vlerat e jashtëndodhura mund të gjenden edhe me anë të vëzhgimit të drejtpërdrejtë. Në diagramet e mësipërme është e qartë, edhe pa bërë llogaritje, se vlera maksimale është veçmas të tjerave.Grafikët me kuti janë të dobishëm për krahasimin e bashkësive të të dhënave.Shkathtësi dhe aftësiMbani mendMbani mend

