Page 199 - Demo
P. 199


                                    193a Kohët e hidraulikut A: minimumi = 17 minuta, K1 = 23 minuta, mesorja = 24 minuta, K3 = 26 minuta, maksimumi = 29 minuta.Kohët e hidraulikut B: minimumi = 20 minuta, K1 = 22 minuta, mesorja = 24 minuta, K3 = 27 minuta, maksimumi = 35 minuta.b Do të ishte më mirë për firmën të zgjidhte hidraulikun A. Megjithëse të dy kanë një kohë mesore prej 24 minutash, të dhënat e hidraulikut A tregojnë më pak ndryshime (ka një NNK më të vogël, prej 3 minutash, krahasuar me 5 minuta te hidrauliku B). Të dhënat e hidraulikut A tregojnë një vlerë të jashtëndodhur që përfaqëson një kohë të shkurtër, ndërsa të dhënat e hidraulikut B tregojnë një vlerë të jashtëndodhur që përfaqëson një kohë të gjatë. Një mënyrë tjetër për të paraqitur të dhëna të vazhdueshme është diagrami ose grafiku i dendurive të grumbulluara. Për të gjetur vlerat, duke përfshirë edhe ato të përmbledhjes me pesë numra, mund të përdorni diagramin e dendurive të grumbulluara.Diagrami i dendurive të grumbulluara përbëhet nga pika, abshisat e të cilave janë kufijtë e sipërm të secilit interval dhe ordinatat e të cilave janë shumat e dendurive deri në këto pika. E thënë ndryshe, ordinatat janë denduritë e grumbulluara.Pikat e shënuara duhet të bashkohen me vija të lëmuara, të cilat janë gjithmonë në rritje, duke filluar nga 0 deri te madhësia e kampionit. Ndërtimi i një segmenti të ndërprerë, paralel me boshtin e abshisave, nga boshti i ordinatave deri te pika e duhur në vijë, lejon gjetjen e vlerës së çdo kuartili të kërkuar.Një firmë ndërtimi ka punësuar dy hidraulikë. Përgjatë një periudhe kohore u mblodhën të dhëna për kohën që i duhet secilit prej tyre për të rregulluar një rrjedhje të tubave të ujit. Këto të dhëna janë paraqitur në figurën djathtas, me anë të grafikëve me kuti. Një vlerë e jashtëndodhur përcaktohet si një vlerë më e vogël se K1 – 1,5 ˜ NNK ose më e madhe se K3 + 1,5 ˜ NNK.a Gjeni vlerën minimale, kuartilin e parë, mesoren, kuartilin e tretë dhe maksimumin për secilën nga bashkësitë e të dhënave.b Këshilloni firmën e ndërtimit se cilin hidraulik duhet të zgjedhë, duke ditur se vlerat e jashtëndodhura nuk janë hequr.Përdorni një karakteristikë për pozicionin dhe një karakteristikë për shpërndarjen.Shembulli 1Për të dhënat e paraqitura me intervale, ju mund të përdorni n2, n4 dhe 3n4 për mesoren, kuartilin e parë dhe kuartilin e tretë. Në secilin prej rasteve, nuk ka nevojë të përdoret n + 1.
                                
   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203