Page 202 - Demo
P. 202


                                    196 Mbledhja, paraqitja dhe interpretimi i të dhënave Të dhënat me një ndryshore1 Një mësues matematike krahason rezultatet e dy klasave në një test, të shprehura si përqindje, me anë të grafikëve me kuti. Komentoni shkurtimisht rezultatet e dy klasave.2 Një agjent që merret me shitjen e shtëpive në një qytezë mblodhi të dhëna mbi shtëpitë e shitura, sipas intervaleve të ndryshme të çmimeve. 100 shtëpi u shitën për më shumë se 5 000 000 lekë secila. a Sa shtëpi u shitën për më pak se 3 000 000 lekë?b Gjeni numrin e shtëpive që u shitën ndërmjet 3 600 000 lekë dhe 4 800 000 lekë.3 Me rezultatet e një testi për koeficientin e zgjuarsisë, kryer nga 30 veta, u ndërtua një grafik i dendurive të grumbulluara.a Gjeni numrin e personave që arritën një numër pikësh ndërmjet 80 dhe 100, në këtë testim.b Përdorni grafikun për të gjetur kuartilin e parë dhe kuartilin e tretë.c Një vlerë e jashtëndodhur vlerësohet si një vlerë më e vogël se K1 – 1,5 ˜ NNK dhe më e madhe se K3+ 1,5 ˜ NNK. Tregoni që në këto të dhëna ka tri vlera të jashtëndodhura.4 Një kampion përbëhet prej 80 vetash. Ata u pyetën për sasinë e qumështit që konsumojnë gjatë javës. I njëjti grup u pyet për sasinë e lëngut të frutave që konsumon gjatë javës. Rezultatet tregohen më poshtë nëpërmjet grafikëve të dendurive të grumbulluara.a Gjeni numrin e njerëzve që konsumojnë:i më pak se 200 ml qumësht në javë;ii më pak se 200 ml lëng frutash në javë;iii më shumë se 400 ml qumësht në javë.b Bëni dy krahasime ndërmjet konsumit të qumështit dhe atij të lëngut të frutave. Përdorni një karakteristikë të shpërndarjes dhe një karakteristikë të pozicionit.5 Një bashkësi të dhënash të vazhdueshme u regjistrua me saktësi deri në një shifër pas presjes. Rezultatet janë përmbledhur në histogramin e mëposhtëm.Ushtrime 7.3A Shkathtësi dhe aftësi
                                
   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206