Page 206 - Demo
P. 206


                                    200 Mbledhja, paraqitja dhe interpretimi i të dhënave Të dhënat me dy ndryshore7.4 Të dhënat me dy ndryshoreShpesh është e dobishme të kërkojmë lidhje të mundshme ndërmjet dy bashkësive me të dhëna. Të dhënat për një çift ndryshoresh, quhen të dhëna me dy ndryshore.Në rast se ndryshoret janë statistikisht të lidhura me njëra-tjetrën, themi se ndërmjet dy ndryshoreve ekziston një ndërlidhje ose korrelacion.Korrelacioni shfaqet në tri lloje të ndryshme: pozitiv, negativ dhe zero.Në qoftë se të dyja ndryshoret rriten së bashku, ato kanë korrelacion pozitiv.Në qoftë se njëra ndryshore rritet ndërkohë që tjetra zvogëlohet, ato kanë korrelacion negativ.Dy ndryshore mund edhe të mos kenë korrelacion ndërmjet tyre. Në këtë rast, thuhet se të dhënat e tyre kanë korrelacion zero.Korrelacioni dallohet duke vizatuar një grafik me pika, i cili, çdo çift vlerash të të dhënave e paraqet si një pikë të vetme në grafik. Dallojmë që kemi korrelacion kur këto pika janë vendosur afër ndonjë vije rritëse apo zbritëse (shpesh kjo vijë është drejtëz).Një grafik me pika tregon si llojin, ashtu edhe fortësinë e lidhjes ndërmjet dy ndryshoreve. Ndryshorja e pavarur tregohet në boshtin e abshisave. Kjo ndryshore nuk varet nga faktorë të tjerë; zakonisht, vlerat e saj zgjidhen nga personi që mbledh të dhënat. Ndryshorja e varur tregohet në boshtin e ordinatave. Kjo ndryshore pritet të ndryshojë si rezultat i ndryshimeve në ndryshoren e pavarur. Shkathtësi dhe aftësiTë dhënat që shtrihen saktësisht mbi një vijë të drejtë, kanë korrelacion të përsosur. Përndryshe, korrelacioni mund të përshkruhet si i fortë, mesatar apo i dobët.Në këtë kre, nuk është e nevojshme që ju të dini të njehsoni r.Për termat “i fortë”, “mesatar” apo “i dobët” nuk ka ndonjë përkufizim të saktë. Prandaj është e dobishme të jepet vlera e korrelacionit ndërmjet dy ndryshoreve.Koeficienti i korrelacionit, i njohur si r, mund të marrë vlera nga −1 në +1.• Në rastin e korrelacionit të përsosur pozitiv, r = +1• Në rastin e korrelacionit të përsosur negativ, r = −1• Në rastin kur nuk ka korrelacion, r = 0.Llojet e fortësisë së korrelacionitMbani mendMbani mend
                                
   200   201   202   203   204   205   206   207   208   209   210