Page 208 - Demo
P. 208


                                    202 Mbledhja, paraqitja dhe interpretimi i të dhënave Të dhënat me dy ndryshoreHapatPër të zgjidhur një problemë me të dhëna me dy ndryshore:1 ndërtoni një grafik me pika për të dalluar korrelacionin ndërmjet dy ndryshoreve;2 veçoni ato pika, që nuk përputhen me modelin e ndjekur nga të dhënat në grafik;3 përdorni korrelacionin për të përcaktuar vlerën e të dhënave që mungojnë.Arsyetim dhe zgjidhje problemoreNëse dy ndryshore lidhen (shfaqin korrelacion), nuk është e thënë që ndryshimet në njërën prej tyre të shkaktojnë ndryshime te tjetra. Për shembull, përqindja e shfaqjes së sëmundjes së diabetit dhe të ardhurat vjetore shfaqin korrelacion në disa grupe njerëzish, por kjo vjen ngaqë të dyja ndryshoret lidhen me dietën e këtyre personave. E rëndësishme është që të mbani mend ndryshimin ndërmjet korrelacionit dhe lidhjes shkak-pasojë.Kur një ndryshim në njërën ndryshore ndikon në ndryshoren tjetër, ato kanë korrelacion të llojit shkak-pasojë. Korrelacioni pa lidhje shkaku njihet si korrelacion i rremë.Kur të dhënat kanë korrelacion, grafiku me pika shfaq një model të caktuar që ndiqet nga pikat. Vlerat e jashtëndodhura janë pika, të cilat nuk ndjekin këtë model. Ato dallohen lehtësisht.Një dyqan akulloresh regjistron shitjet e akulloreve. Të dhënat në tabelë paraqesin shitjet ditore të akulloreve, y, në njëqind kilogramë, kundrejt numrit të orëve me diell, x, përgjatë gjashtë të shtunave të njëpasnjëshme.a Ndërtoni një grafik me pika për të paraqitur këto të dhëna dhe tregoni llojin dhe fortësinë e korrelacionit.b Një nga këto pika i korrespondon një dite kur pati një ndërprerje të energjisë elektrike dhe dyqani i akulloreve u mbyll për disa orë. Tregoni koordinatat më të mundshme të kësaj pike.c Për ditën e përmendur në kërkesën (b), tregoni shitjet e pritshme në qoftë se energjia elektrike nuk do të ishte ndërprerë.aGrafiku me pika tregon një korrelacion pozitiv mesatar.b (6,6; 4,1)c 1200 kgNdërtoni grafikun me pika për të dalluar korrelacionin ndërmjet dy ndryshoreve.1Vizatoni vijën që përputhet më mirë me të dhënat, pa marrë parasysh pikat e dalluara në kërkesën (b) dhe më pas, përdoreni atë për të parashikuar shitjet për 6,6 orë me diell.3Dalloni pikat që nuk përputhen me modelin e përgjithshëm të të dhënave.2x 2,2 3,5 4,7 5,2 6,6 7,8y 7,2 9,3 13,8 8,1 4,1 13,1Shembulli 2Mbani mend
                                
   202   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212