Page 209 - Demo
P. 209


                                    2031 Për secilin nga shembujt e mëposhtëm të të dhënave me dy ndryshore, tregoni nëse korrelacioni ndërmjet tyre është pozitiv, negativ apo zero. Në qoftë se nuk është zero, tregoni a ka lidhje shkaku ndërmjet dy ndryshoreve.a Temperatura gjatë ditës në bregdet dhe numri i çadrave të zëna.b Rritja e bimëve dhe sasia e plehut të përdorur.c Të ardhurat vjetore të një personi dhe pesha e tij.d Përqindja e papunësisë dhe një tregues i standardit të jetesës.2 Të dhënat e paraqitura në tabelën përbri tregojnë numrin e klientëve që hyjnë në një dyqan të vogël ushqimor, në një interval prej pesë minutash, dhe gjatësinë e radhës në fund të këtij intervali. Gjatë regjistrimit të të dhënave është bërë një gabim.a Vizatoni një grafik me pika dhe gjeni se cila e dhënë ka më shumë mundësi të jetë regjistruar gabim.b Gjeni një vlerë të përafërt për gjatësinë e radhës për atë pikë.3 Sasitë mesatare, në gramë, të bukës së zezë dhe të bardhë të blerë nga një person gjatë një jave, për tetë rajone të një shteti (nga A – H), jepen në tabelën përbri.a Vizatoni një grafik me pika për këto të dhëna.b Përshkruani llojin e korrelacionit ndërmjet këtyre dy ndryshoreve. Në rajonin e nëntë të shtetit, I, sasitë e blera të bukës së bardhë dhe të zezë janë përkatësisht 168 g dhe 170 g. Fillimisht këto të dhëna u përjashtuan si vlera të jashtëndodhura.c Vizatoni pikën përkatëse në grafikun tuaj dhe komentoni nëse përfshirja e saj do ta ndryshojë korrelacionin.4 Gjatë një periudhe prej 10 vjetësh, sasitë e shitura të gjalpit dhe margarinës u ulën vit pas viti, ndërsa sasitë e shitura të produkteve me pak yndyrë u rritën vazhdimisht. a Tregoni shenjën e korrelacionit ndërmjet sasisë së shitur të gjalpit dhe: i sasisë së shitur të margarinës; ii sasisë së shitur të produkteve me pak yndyrë; iii vitit.b Shpjegoni pohimin: “Lidhja ndërmjet sasisë së shitur të gjalpit dhe margarinës është një shembull i korrelacionit të rremë”. Ushtrime 7.4B Arsyetim dhe zgjidhje problemoreNumri i klientëve që vijnë, x16 5 12 8 4 9 17Gjatësia e radhës, y 4053121ABCDE F GHBukë e zezë 144 135 148 136 142 162 152 145Bukë e bardhë 186 188 180 197 195 203 192 194Sfidë5 Një kampion prej shtatë të dhënash merret nga një popullatë të dhënash me dy ndryshore dhe vlerat e X dhe Y hidhen në tabelën e përbri.a Vizatoni një grafik me pika për këto të dhëna dhe përshkruani llojin dhe fortësinë e korrelacionit.Studiuesja që po merrej me këtë punë kërkimore parashikonte që koeficienti i korrelacionit të ishte +0,95 dhe vendosi të kontrollojë të dhënat. Ajo zbuloi që njëra nga vlerat y ishte regjistruar gabim.b Tregoni vlerën që ka më shumë mundësi të jetë regjistruar gabim.c Gabimi i identifikuar u rregullua dhe më pas u vizatua vija e përafrimit më të mirë, e cila ka ekuacionin y = 0,8x + 0,9. Vizatoni këtë vijë në grafikun tuaj dhe gjeni y, kur x = 7.X 3 9 10 12 13 15 18Y 2 9 9 11 11 19 13
                                
   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213