Page 210 - Demo
P. 210
204 Mbledhja, paraqitja dhe interpretimi i të dhënave Përmbledhje dhe përsëritje• Me anë të treguesve statistikorë të marrë nga një kampion mund të nxirren një sërë përfundimesh për një popullatë të caktuar dhe parametrat e saj.• Për nxjerrjen e kampionit (kampionimi) ekzistojnë teknika të shumta, duke përfshirë kampionimin rastësor të thjeshtë, kampionimin sistematik, kampionimin e shtresëzuar, kampionimin sipas mundësive, kampionimin me kuota dhe kampionimin me grupime.• Në disa situata, teknika e zgjedhur e kampionimit mund të prodhojë kampione të njëanshme.• Moda e një bashkësie vrojtimesh është vlera që ka dendurinë më të madhe.• Për të gjetur mesataren aritmetike të një bashkësie prej n vrojtimesh, njehsoni shumën e tyre dhe pjesëtoni me n.• Mesorja e një bashkësie të dhënash është vlera e mesit, pasi të dhënat janë renditur sipas rendit rritës.• Amplituda e një bashkësie vrojtimesh është ndryshesa ndërmjet vlerës më të madhe të vrojtuar dhe vlerës më të vogël.• Ndryshesa ndërkuartilore është ndryshesa ndërmjet kuartilit të tretë dhe të parë.• Vlerat e jashtëndodhura janë pikat që nuk përputhen me modelin e përgjithshëm që tregojnë të dhënat.• Të dhënat janë diskrete ose të vazhdueshme.• Të dhënat e vazhdueshme kanë nevojë për përmbledhje për t’u paraqitur.- Për të vizatuar një grafik me kuti, duhet të përdorni përmbledhjen me pesë numra.- Për të vizatuar një histogram ose një grafik të dendurive të grumbulluara, duhet të gruponi të dhënat.• Kur vlerat e dy ndryshoreve shfaqin lidhje lineare thuhet që ndërmjet tyre ka korrelacion linear. Lloji i korrelacionit mund të jetë pozitiv, negativ ose zero. Në qoftë se nuk është zero, ai mund të jetë i dobët, mesatar ose i fortë.• Një grafik me pika tregon si llojin, ashtu edhe fortësinë e korrelacionit ndërmjet dy ndryshoreve.• Koeficienti i korrelacionit, r, merr vlera në segmentin nga –1 në +1.• Ndryshoret që kanë korrelacion të ndryshëm nga zero, nuk është e thënë të kenë lidhje shkaku ndërmjet tyre.PërmbledhjeTashmë keni mësuar Vlerësoni veten me ushtrimetTë dalloni një popullatë dhe parametrat e saj nga një kampion dhe treguesit statistikorë të tij. 1Të dalloni dhe të emërtoni teknikat e kampionimit. 2Të gjeni burimet e njëanshmërisë në një teknikë kampionimi të caktuar. 2Të lexoni të dhënat e vazhdueshme të paraqitura nga grafiku me kuti, histogrami dhe diagrami i dendurive të grumbulluara. 3Të vizatoni grafikë me pika dhe t’i përdorni ato për të dalluar llojin dhe fortësinë e korrelacionit. 4Të përdorni grafikët me pika dhe rregullat e lidhura me kuartilet për dallimin e vlerave të jashtëndodhura. 4, 6Të përmblidhni të dhënat e papërpunuara duke përdorur karakteristikat e duhura të pozicionit dhe shpërndarjes. 5Kontroll dhe përsëritje7 Përmbledhje dhe përsëritje

