Page 211 - Demo
P. 211
2051 Tregoni popullatën, kampionin, parametrat dhe treguesit statistikorë në situatat e mëposhtme.a 23 llamba të prodhuara në një fabrikë të caktuar testohen për të parë sa nxehen kur janë të ndezura.b Nëntë fuçi me lëng molle të prodhuara në një fabrikë të caktuar testohen për të parë nivelet e sheqerit.2 Në një qytet përzgjidhet një kampion prej 15 familjesh, për të përcaktuar numrin mesatar të fëmijëve për familje. Emërtoni mënyrën e kampionimit që është përdorur në kërkesat nga (a)në (c).a Merret një listë e të gjithë numrave të apartamenteve (ose shtëpive), me mbiemrat e familjeve. Numrat renditen dhe emërtohen 1, 2, 3, ..., n. Zgjidhen 15 numra të rastësishëm ndërmjet 1 dhe n. Këta numra na japin numrat e apartamenteve ose mbiemrat e familjeve që janë pjesë e kampionit. b Një anketues shpenzon tri orë në rrugën kryesore të qytetit duke pyetur kalimtarët derisa merr numrin e mjaftueshëm të përgjigjeve.c Zgjidhen rastësisht 15 emra rrugësh të qytetit dhe nga secila rrugë zgjidhet rastësisht një familje për t’u pyetur.d Cila nga mënyrat e kampionimit në kërkesat nga (a) në (c) mund të jetë e njëanshme?3 Krijoni një tabelë të dendurive, e cila mund të prodhojë histogramin e mëposhtëm.Denduria relative4 a Vizatoni një grafik me pika për të dhënat e paraqitura në tabelën përbri dhe komentoni korrelacionin ndërmjet ndryshoreve.b Vlera y e njërës nga pikat është regjistruar gabim. Duke marrë parasysh që ekziston një korrelacion i fortë negativ ndërmjet ndryshoreve, tregoni pikën më të mundshme të regjistruar gabim dhe jepni një vlerë më bindëse për y të kësaj pike.5 Për të dhënat e paraqitura në tabelën përbri, gjeni intervalin modal dhe jepni vlerat e përafërta të mesores dhe mesatares aritmetike.6 a Për bashkësinë e vrojtimeve të mëposhtme, gjeni ndryshesën ndërkuartilore (NNK). 14, 16, 15, 26, 10, 9, 12, 17, 15, 18, 11, 10b Duke përdorur rregullën që vlerat e jashtëndodhura janë vlerat më të vogla se K1 – 1,5 NNK dhe më të mëdha se K3 + 1,5 NNK, ku K1 është kuartili i parë dhe K3 është kuartili i tretë, tregoni vlerat e jashtëndodhura për këto të dhëna.x 3 9 5 14 10 7y 12 13 9 1 8 8x 0 d xfi 4 4 d xfi 8 8 d xfi 12 12 d xfi 16 16 d xfi 20f 14 8 4 3

