Page 215 - Demo
P. 215
2097 Nga klasa e 11-të dhe 12-të do të merret një kampion nxënësish dhe do të anketohet për frekuentimin e bibliotekës. Numri i djemve dhe vajzave në secilën klasë jepet në këtë tabelë.a Sugjerohet që të merret një kampion prej 60 nxënësish, duke zgjedhur rastësisht 15 djem dhe 15 vajza nga secila klasë. Tregoni mangësitë e marrjes së kampionit në këtë mënyrë. [1]b Në vend të mënyrës së mësipërme, u vendos që të merret një kampion i shtresëzuar prej 60 nxënësish. Njehsoni numrin e djemve dhe vajzave që duhet të merren nga secila prej klasave. [4]c Për të zgjedhur nxënës për anketën, një intervistues do të zgjedhë rastësisht nxënësit kur ata dalin nga salla e studimit. Shpjegoni pse rezultatet e anketës mund të jenë të njëanshme. [1]8 Një vlerë e jashtëndodhur është një vlerë më e madhe se K3 + 1,5(K3 – K1) ose më e vogël se K1 – 1,5(K3 – K1). Për një bashkësi të madhe të dhënash u vizatua një grafik me kuti. Më pas, u regjistruan katër vrojtime të tjera. Cilat nga vrojtimet shtesë A, B, C dhe D janë vlera të jashtëndodhura? Argumentoni përgjigjen. [4]9 Në një laborator u krye një eksperiment me fara domatesh. Në disa enë u mbollën disa fara domatesh dhe secila nga enët u vendos në mjedise të kontrolluara, me temperatura të ndryshme. Të gjitha ndryshoret e tjera si drita apo uji, ishin të njëjta në të gjithë mjediset. Mbas 10 ditëve u numëruan farat që kishin mbirë në secilën prej enëve. Rezultatet tregohen në grafikun e mëposhtëm me pika.Klasa e 11-tëKlasa e 12-tëDjem 60 51Vajza 39 30a Cila është ndryshorja e pavarur? [1]b Përshkruani lidhjen e vëzhguar. [2]c Dikush tha që, në një temperaturë prej 35°C, pothuajse të gjitha farat do të mbinin. Komentoni saktësinë e këtij pohimi. [2]

