Page 217 - Demo
P. 217


                                    2118Probabiliteti dhe ndryshoret diskrete të rastitProbabiliteti luan një rol të rëndësishëm në gjenetikë. Le të marrim si shembull, gjasat që një fëmijë të trashëgojë një ngjyrë të caktuar të syve. Në një model të thjeshtë, ngjyrat e mundshme të syve janë dy: K (kafe) dhe B (bojëqielli), ku ngjyra kafe është mbizotëruese ndaj ngjyrës bojëqielli. Secili nga prindërit kalon te fëmija ngjyrën K ose B dhe vetëm kombinimi BB do të jepte një fëmijë me sy bojëqielli. Kombinimet KB, BK dhe KK japin fëmijë me sy ngjyrë kafe. Pra, në qoftë se të dy prindërit kanë kombinimin KB, të dy ata kanë sy ngjyrë kafe dhe probabiliteti që edhe fëmija i tyre të ketë sy ngjyrë kafe është 75%.Shembulli i mësipërm e trajton ngjyrën e syve si një ndryshore diskrete: ose ngjyrë bojëqielli ose ngjyrë kafe. Edhe mosha dhe grupi i gjakut trajtohen në përgjithësi si ndryshore diskrete. Probabiliteti është shumë i rëndësishëm në fusha të tilla si statistika, punët kërkimore, mjekësia, parashikimi i motit, ekonomia. Në këtë kre paraqitet një hyrje në terminologjinë dhe teknikat e përdorura në njehsimet e probabiliteteve.y të regjistroni, të përshkruani dhe të analizoni denduritë e rezultateve të një eksperimenti;y të kuptoni dhe të vizatoni diagramet pemë të probabilitetit;y të ndërtoni dhe të interpretoni diagramet për të dhënat diskrete.y të përdorni fjalorin e teorisë së probabilitetit;y të zgjidhni problema që kanë të bëjnë me ngjarje të papajtueshme dhe ngjarje të pavarura;y të përdorni funksionet probabilitare ose kontekstin e dhënë, për të gjetur shpërndarjen e probabilitetit dhe probabilitetet e ngjarjeve të veçanta.OrientimTashmë keni mësuar: Do të mësoni:
                                
   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221