Page 231 - Demo
P. 231
2257 Një qese përmban 20 sfera të njëjta, nga të cilat 12 janë të kuqe, x janë blu dhe të tjerat janë të bardha.a Gjeni x, nëse probabiliteti që të nxirret një sferë blu është 0,25.b Nxirret rastësisht një sferë, rikthehet në qese e pastaj nxirret përsëri një sferë. Gjeni probabilitetin e ngjarjes që asnjë nga sferat e nxjerra të mos jetë e kuqe. [5]8 Në një shtet u mblodhën të dhëna rreth shumave të parave që shpenzojnë njerëzit në javë për veshje dhe rreth nivelit të të ardhurave të tyre.a Sa persona u përfshinë në këtë anketë? [1]b Sa është probabiliteti që një person i zgjedhur rastësisht: i të shpenzojë më shumë se mesatarja për veshje?ii të ketë të ardhura familjare nën mesataren?iii të shpenzojë më shumë se mesatarja për veshje dhe të ketë të ardhura familjare nën mesataren? [3]c A janë të pavarura niveli i të ardhurave familjare dhe shumat e shpenzuara për veshje, në këtë kampion? Argumentoni përgjigjen. [2]9 Një familje ka tre fëmijë. Sa është probabiliteti që:a të gjithë fëmijët të jenë djem?b të ketë më tepër vajza se djem?(Probabiliteti i lindjes djalë apo vajzë është njësoj). [6]10 Një supermarket ka në raftet e tij pije freskuese, me gaz dhe pa gaz. Secila nga llojet e tyre mund të ketë pak ose shumë kalori. Tabela përbri tregon numrin e shisheve për secilën nga llojet e pijeve freskuese që ka supermarketi në raft. Një shishe me pije freskuese zgjidhet rastësisht. Probabiliteti që ajo të jetë pa gaz ose me gaz, por me pak kalori, është 0,095. a i Gjeni vlerën e a.ii Sa është probabiliteti që shishja të jetë pa gaz dhe me shumë kalori?b Një shishe zgjidhet rastësisht, rivendoset në raft dhe më pas një tjetër zgjidhet po rastësisht. Sa është probabiliteti që të dyja shishet të kenë qenë me pak kalori?Niveli i të ardhurave familjareShpenzimet për veshjeNën mesataren Mbi mesatarenMbi mesataren 25 61Nën mesataren 40 58Me pak kalori Me shumë kaloriMe gaz 4 46Pa gaz 15 a

