Page 43 - Demo
P. 43
37Ushtrime 1.7B Arsyetim dhe zgjidhje problemore1 a Në një çerdhe, ka fëmijë të moshave të ndryshme: nga 6 muaj (përfshirë) deri në 4 vjeç. Paraqiteni këtë informacion në boshtin numerik.b Sipas Institutit Metereologjik, temperaturat gjatë 24 orëve luhaten nga –4oC deri në 16oC. Paraqiteni këtë informacion në boshtin numerik.2 Në udhëtimin e një grupi atletësh të rinj duhet të marrë pjesë të paktën 1 trajner për çdo 6 atletë. Udhëtimi nuk mund të zhvillohet në qoftë se nuk udhëtojnë të paktën 8 atletë. Për shkak të një sëmundjeje, më pak se 6 trajnerë janë të gatshëm të marrin pjesë në këtë udhëtim. Paraqiteni këtë informacion me një zonë të ngjyrosur në sistemin koordinativ.3 Në një provim, nxënësve iu shpërndahet një fletë testimi teorik (me 100 pikë) dhe një fletë testimi me ushtrime (me 25 pikë). Vlerësimi përfundimtar, T, bëhet duke mbledhur dyfishin e pikëve të marra në testimin teorik dhe trefishin e pikëve të marra në testimin me ushtrime. Për të kaluar provimin, T duhet të jetë të paktën 200. Një nxënës merr k pikë në testimin teorik dhe p pikë në testimin me ushtrime.a Shkruani një inekuacion për k dhe p.b Zgjidhni inekuacionin për:i k = 74ii p = 9c A mund ta kalojë provimin një nxënës, nëse nuk zhvillon testin me ushtrime?4 Gjatësia e një drejtkëndëshi, (5m + 7) cm, është më e madhe se gjerësia e tij, (2m + 16) cm. Çfarë vlerash mund të marrë m?5 Në festën e 18-vjetorit të datëlindjes së Amandës janë ftuar 110 të afërm dhe miq. Disa të ftuar nuk do të vijnë. Amanda e di që mungesat nuk do të jenë më shumë se 10% e të ftuarve. Ushqimi është përgatitur për 105 persona. Shkruani inekuacionet për numrin e njerëzve, n, të cilët do të vijnë në festë dhe kanë ushqim të mjaftueshëm. Gjeni të gjitha zgjidhjet e mundshme.6 Në një çantë ndodhen disqe të gjelbra dhe të kuqe. Në të janë r disqe të kuqe dhe 3 disqe të gjelbra më shumë sesa të kuqe. Numri i përgjithshëm i disqeve nuk është më i madh se 20. Shkruani inekuacionet e përshtatshme dhe gjeni të gjitha zgjidhjet e tyre.7 Një vajzë është pesë vjet më e madhe se vëllai i saj. Prodhimi i moshave të tyre është më i madh se 50. Sa vjeçe mund të jetë vajza?8 Gjatësia e një drejtkëndëshi, (5b – 1) cm, është më e madhe se gjerësia e tij, (2b + 9). Syprina është më e vogël se 456 cm2. Gjeni të gjitha vlerat e mundshme të b.9 Shuma, S, e n numrave të parë pozitivë jepet me anë të formulës 2S = n(n + 1). Cilat janë vlerat e mundshme të n nëse S është më e madhe se 21 dhe më e vogël se 820? 10 Shuma e moshave të dy fëmijëve është 10 (e shprehur në vjet). Prodhimi i moshave të tyre është më i madh se 16. Gjeni vlerat e mundshme të moshave të fëmijëve.Sfidë11 Një firmë prodhon shishe kristali. Fitimi, P, (në mijë lekë) nga x mijë shishe jepet me anë të formulës P 20x2 1200x 2500.a Zgjidhni ekuacionin 20x2 1200x 2500 0, duke dhënë përgjigjen me dy shifra pas presjes dhjetore.b Skiconi grafikun e y 20x2 1200x 2500.c Me anë të grafikut gjeni: i vlerat e x, ku firma pëson humbje;ii bashkësinë e vlerave të x,ku fitimi është të paktën 10 000 mijë lekë. Kontrolloni përgjigjen algjebrikisht.

