Page 49 - Demo
P. 49


                                    432 Polinomet dhe teorema binomialeSkanerët e rezonancës magnetike janë makina të fuqishme, që japin pamje të hollësishme të pjesëve të trupit të njeriut. Meqenëse trupi ynë përbëhet kryesisht nga uji (H2O), skanerët shfrytëzojnë kombinimin e fushave magnetike dhe valëve radio, për t’i shtyrë bërthamat e atomeve të hidrogjenit që të hyjnë në rezonancë dhe të lëvizin me shpejtësi në drejtime të ndryshme. Kjo krijon diferenca të vogla energjie ndërmjet bërthamave të afërta, të cilat kapen nga makina. Këto diferenca ndahen në “shumëfisha”, fuqia relative e të cilëve mund të parashikohet duke përdorur “trekëndëshin e Paskalit”.Kur duam të zbërthejmë (x + y)n, në vend që të shumëzojmë në mënyrë të përsëritur kllapat dhe më pas t’i zbërthejmë ato, ne mund të përdorim teoremën binomiale, e cila na ndihmon të arrijmë në rrugë më të shkurtër te shprehja përfundimtare. Koeficientët e kësaj shprehjeje përftohen me anë të “trekëndëshit të Paskalit”. Teorema binomiale është një arritje e rëndësishme, që ka gjetur zbatim në fushat e modelimit matematikor, siç është shembulli i imazherisë në mjekësi, që përshkruam më sipër. Orientimy të thjeshtoni dhe të shndërroni shprehje algjebrike, duke përfshirë mbledhjen e kufizave të ngjashme dhe përdorimin e kllapave.y të shndërroni, të thjeshtoni dhe të faktorizoni polinomet;y të kuptoni dhe të përdorni teoremën binomiale;y të pjesëtoni polinomin me shprehje algjebrike;y të kuptoni dhe të përdorni teoremën për faktorizimin; y të analizoni një funksion dhe të skiconi grafikun e tij.Tashmë keni mësuar: Do të mësoni:
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53