Page 64 - Demo
P. 64


                                    58 Polinomet dhe teorema binomiale Skicimi i grafikutGrafiku i një funksioni mund të skicohet pa gjetur një numër të madh pikash të tij.Skicimi i grafikut duhet të tregojë karakteristikat kryesore të funksionit:• formën e tij të përgjithshme, përfshirë ndonjë simetri, nëse ka;• pikëprerjet e grafikut me boshtet Ox dhe Oy.Shumë skicime grafikësh tregojnë edhe pikat e maksimumit, pikat e minimumit dhe pikat e infleksionit.Një funksion kubik mund të shkruhet në trajtën y = ax3 + bx2 + cx + d, ku a, b, c, dhe d janë konstante dhe a z 0.Grafikët e funksioneve kubikë kanë format e mëposhtme.osey = ax3 + bx2 + cx + d, kur a > 0 y = ax3 + bx2 + cx + d, kur a < 0oseGrafikët e funksioneve yx1 dhe yx12 paraqesin një sjellje interesante pasi këto funksione janë të papërcaktuara për të njëjtën vlerë të x. Të dyja këto funksione janë të papërcaktuara për x = 0, meqë nuk mund të pjesëtohet me 0. Nëse xmerr vlera afër 0, y rritet drejt +f, ose zvogëlohet drejt f.Për të dyja këto funksione, në qoftë se vlera absolute e x (d.m.th. x ) bëhet gjithnjë dhe më e madhe, atëherë vlera e y vjen duke u zvogëluar dhe duke iu afruar zeros, por asnjëherë nuk bëhet zero.Boshtet koordinative Ox dhe Oy janë asimptota për secilën prej këtyre vijave. Një drejtëz l është asimptotë për një vijë C në qoftë se, kur pika e vijës C largohet pambarimisht nga origjina, largesa e saj nga drejtëza l i afrohet pambarimisht zeros. Shkathtësi dhe aftësi2.4 Skicimi i grafikut–4 024yx–2 2 4–2–4y = 1x–4 –2 024yx 2 4–2–4y = 1x2Grafiku i një funksioni mund të skicohet edhe me anë të makinës llogaritëse për grafikë.789x456–123+11 .=AC / % – +– ..Në pikën e infleksionit, përkulshmëria e vijës ndryshon. Ajo përkulet në drejtimin tjetër.Mbani mend
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68