Page 75 - Demo
P. 75


                                    693 Trigonometriay të zbatoni teoremën e Pitagorës; y të ndërtoni grafikët e funksioneve trigonometrike;y të zbatoni disa veti të këndeve dhe të brinjëve të një trekëndëshi.Në Kreun 1:y të punoni me rrënjë.y të njehsoni vlerat e sinusit, kosinusit dhe tangentit të një këndi;y të përdorni identitetet trigonometrike dhe ekuacionin e një rrethi;y të skiconi dhe të përshkruani funksionet trigonometrike;y të zgjidhni ekuacionet trigonometrike;y të përdorni teoremat e sinusit dhe të kosinusit, si edhe formulën e syprinës së trekëndëshit.OrientimTashmë keni mësuar: Do të mësoni:Për të gjetur vendndodhjen e një objekti, GPS (Sistemi Global i Pozicionit) përdor një teknikë të quajtur trilaterim. Ai është procesi i përcaktimit të vendndodhjes relative ose absolute të një pike, me anë të përdorimit të largesave, këndeve etj. Për shembull, një telefon celular merr sinjale të drejtpërdrejta nga katër satelitë të ndryshëm njëkohësisht. Drejtëzat imagjinare, që lidhin telefonin marrës dhe satelitët, formojnë brinjë trekëndëshash, të cilat më pas përdoren nga celulari për të gjetur vendndodhjen e vet. Trilaterimi është një variant i përparuar i triangulacionit, i cili përdor trigonometrinë.Trigonometria studion marrëdhëniet ndërmjet këndeve dhe brinjëve të një trekëndëshi. Ajo përdoret gjerësisht në astronomi, inxhinieri, arkitekturë, gjeografi dhe lundrim, pasi me anë të saj gjenden largesat, këndet dhe drejtimet. Funksionet kosinusdhe sinus janë funksione periodike. Kjo veti i bën ata shumë të dobishëm në modelimin e fenomeneve periodike. Këto funksione përdoren për të përshkruar lloje të ndryshme valësh, duke përfshirë valët e zërit dhe të dritës. 
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79