Page 77 - Demo
P. 77


                                    71Për të vizatuar grafikët e funksioneve trigonometrike, mund të përdorni rrethin trigonometrik. Pika P, e cila lëviz nëpër këtë rreth me qendër O e rreze 1 njësi, ka koordinata x = cos D dhe y = sin D . Kur pika P(x, y) lëviz nëpër rreth, mund të njehsoni vlerat e x, y dhe yx për çdo vlerë të D duke skicuar kështu grafikët e funksioneve y = sin x; y = cos x dhe y = tg x.Duke shtrirë grafikët e këtyre funksioneve për vlera më të vogla dhe më të mëdha të x, vëmë re që janë të gjitha funksione periodike, ku kosinusi dhe sinusi e kanë periodën 360˚ dhe tangenti e ka periodën 180˚.Nga grafikët mund të dallojmë drejtëzat dhe qendrat e simetrisë së tyre. Për shembull, y = sinx ka boshte simetrie në x = –90°, x = 90°, x = 270°, … dhe ka qendër simetrie në çdo pikëprerje të grafikut me boshtin Ox.Grafikët e funksioneve trigonometrike mund të shndërrohen në të njëjtën mënyrë si grafikët e funksioneve polinomiale.Shprehni me anë të këndeve të ngushta: a sin 127° b cos 132°. asin 127° është pozitiv.127° 180°  53°Përdorni drejtëzën e simetrisë x 90°D 53°sin 127° sin 53°bcos 132° është negativ.132°  90° 42°Përdorni simetrinë me qendër (90°, 0)D 90°  42° 48°cos 132° cos 48°Gjeni vlerat e dhëna.Përdorni simetrinë e grafikut për të gjetur këndin e ngushtë me kosinus numrin e kundërt.Shkruani shenjën dhe këndin e ngushtë të raportit trigonometrik.Shembulli 3Pikat A, B quhen simetrike të njëra-tjetrës ndaj pikës O, nëse pika O është mesi i segmentit AB. Thuhet se figura F e ka pikën O qendër simetrie, nëse çdo pikë e F e ka simetriken e vet ndaj O përsëri pikë të F.
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81