Page 9 - Demo
P. 9
3Algjebra 1OrientimTashmë keni mësuar: Do të mësoni:Në jetën tonë ndodhin dukuri të ndryshme, që mund të paraqiten me modele matematikore. Një shembull i tillë është ai i kërkesës dhe i ofertës. Ekonomistët dhe analistët e biznesit përdorin sisteme ekuacionesh për të paraqitur në mënyrë matematikore se si ndryshon çmimi i një produkti në varësi të sasive të kërkuara dhe të ofruara të tij. Kjo iu lejon atyre të parashikojnë çmimin e ekuilibrit, pra çmimin për të cilin sasia e produktit të kërkuar është e barabartë me sasinë e produktit të ofruar.Algjebra është një degë e matematikës që studion sistemet e ekuacioneve dhe shumë tematika të tjera, si p.sh. inekuacionet, numrat irracionalë dhe funksionet polinomiale. Algjebra shërben për të krijuar modele matematikore të situatave të jetës reale në fusha si ekonomia, inxhinieria dhe shkencat. Kompetencat e mira algjebrike mund të na shërbejnë në mjaft fusha dhe situata të ndryshme.1y të kuptoni dhe të përdorni simbolet dhe fjalorin algjebrik; • të thjeshtoni dhe të shndërroni shprehjet algjebrike;• të rishkruani formulat për të shprehur një ndryshore nëpërmjet të tjerave;• të zgjidhni ekuacionet lineare.x të përdorni vërtetimin e drejtpërdrejtë, vërtetimin me shqyrtim të të gjitha rasteve, si dhe kundërshembujt;• të përdorni dhe të kryeni veprime me vetitë e fuqive; • të kryeni veprime me numrat irracionalë dhe të eliminoni rrënjën nga emëruesi;• të zgjidhni ekuacionet e fuqisë së dytë dhe të ndërtoni vijat e fuqisë së dytë;• të kuptoni dhe të përdorni metodën e koordinatave në gjeometri;• të kuptoni dhe të zgjidhni sistemet e ekuacioneve;• të kuptoni dhe të zgjidhni inekuacionet.

