Page 133 - Demo
P. 133
127Vektorët 6 trepërmasorë (3D)Kreu 6, Matematika 12: Vektorët:y koordinatat e vektorit; të gjeni gjeometrikisht shumën dhe diferencën e vektorëve dhe prodhimin e vektorit me një numër.y të përdorni vektorët me tri koordinata dhe prej këtej të zgjidhni problema gjeometrike;y të njehsoni prodhimin numerik të dy vektorëve, me koordinata të dhëna;y të zbatoni kushtet e paralelizmit dhe pingultisë së vektorëve;y të gjeni këndin ndërmjet dy vektorëve të dhënë. Shpeshherë, në fizikë ndeshemi me problemën në vijim. Gjeni punën (A) që kryen forca F gjatë zhvendosjes së trupit në rrugën S.Në qoftë se drejtimi i zhvendosjes së trupit është i njëjtë me atë të veprimit të forcës, atëherë puna e kryer është e barabartë me prodhimin e madhësisë së forcës me gjatësinë e rrugës.Në qoftë se drejtimi i forcës formon një kënd a me drejtimin e zhvendosjes, ndryshon edhe llogaritja e punës. Vëmë re se punë kryen vetëm përbërësja horizontale F1 e forcës.Por F1 = F cos a dhe puna është A = |F||S| cos a. Në këtë mënyrë, me dy vektorët F dhe S, përcaktohet numri A = |F||S|cos a, i cili quhet prodhim numerik i vektorëve F dhe S.OrientimTashmë keni mësuar: Do të mësoni:FF1 SD

