Page 147 - Demo
P. 147


                                    1417 ProbabilitetiKreu 7, Matematika 12: y të mblidhni, të paraqitni dhe të interpretoni të dhënat.Kreu 8, Matematika 12y të punoni me probabilitetin për ndryshoret e rastit diskrete.y të llogaritni probabilitetin me kusht nga të dhëna të paraqitura në forma të ndryshme.y të zbatoni modelet binomiale të probabilitetit në situata të ndryshme.y të përdorni të dhënat për të parë vlefshmërinë e modeleve të probabilitetit.Në studimin e natyrës dhe të shoqërisë, shumë ngjarje janë të parashikueshme, sepse njihen shkaqet e krijimit dhe të zhvillimit të tyre.Por në natyrë ndodhin edhe ngjarje të rastit, të cilat studiohen me anën e probabilitetit. Ka ngjarje që janë të pavarura nga njëra-tjetra, në kuptimin që ndodhja apo jo e njërës prej tyre, nuk ndikon në ndodhjen e tjetrës. Por ka edhe ngjarje, të cilat ndikojnë te njëra-tjetra. P.sh., në qoftë se në një kuti ndodhen sfera të bardha e të zeza dhe nxjerrim me radhë dy sfera njëra pas tjetrës, atëherë ngjyra e sferës së dytë varet nga ngjyra e sferës së parë. Në këtë rast, kemi të bëjmë me “probabilitetin me kusht”, i cili do të jetë objekt i këtij kreu.Hedhja e një monedhe në ajër është përdorur gjerësisht që në kohët e lashta, për të përcaktuar fituesin në një short. Ndodh kështu, sepse secili nga rastet (bie lek apo stemë) nuk ka përparësi ndaj tjetrit, kështu që ai që zgjedh shortin nuk është i avantazhuar.Po kështu ndodh edhe në hedhjen e zarit kubik. Ai mund të tregojë numrat 1, 2, 3, 4, 5 apo 6 dhe asnjë prej tyre nuk ka përparësi ndaj të tjerëve.Por, shpesh ndeshemi me dukuri më të ndërlikuara, kur një ngjarje përsëritet disa herë me të njëjtin probabilitet. P.sh., gjatë hedhjes së monedhës 6 herë, cila prej ngjarjeve ka probabilitet më të madh, A = ‘bie 2 herë stemë’ apo B = ‘bie 3 herë stemë’? Këtë problem e trajton “shpërndarja binomiale”, e cila gjithashtu do të paraqitet në këtë kre.OrientimTashmë keni mësuar: Do të mësoni:
                                
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151