Page 160 - Demo
P. 160
154 Probabiliteti Përmbledhje dhe përsëritjePërmbledhje dhe përsëritjePërmbledhje• p(A|B) = ( )( )pA Bp B dhe ngjarjet A dhe B janë të pavarura, në qoftë se p(A|B) = p(A).x Për llogaritjen e shpërndarjes binomiale X a B(n, p), përdoret formula p(X = x) = Cn,xpx(1 p)n-x.x Për shpërndarjen X a B(n, p), mesatarja është μ = np. Tashmë keni mësuarVlerësoni vetenme ushtrimet:Të llogaritni probabilitetin me kusht nga të dhënat e paraqitura në forma të ndryshme.1–2Të zbatoni modelin e shpërndarjes binomiale të probabilitetit në rrethana të ndryshme.3Të përdorni të dhënat për të parë vlefshmërinë e modeleve të probabilitetit. 3Kontroll dhe përsëritje1 Nga disa letra të shënuara me numra nga 1 në 30, duhet të zgjidhet një letër. Në qoftë se numri në letër tregon një shumëfish të numrit 4, duhet të hidhet një monedhë e rregullt. Në qoftë se numri nuk është shumëfish i 4, duhet të hidhet një monedhë, probabiliteti i së cilës për të rënë stemë është 23. Gjeni probabilitetin që:a monedha të bjerë stemë, duke ditur që numri i shënuar në letër është shumëfish i numrit 4;b monedha të bjerë stemë dhe numri i shënuar në letër të mos jetë shumëfish i numrit 4.2 Në një anketë për mjetet e transportit që përdorin nxënësit për të shkuar në shkollë, u pyetën 40 nxënës. Ata që nuk shkojnë në shkollë në këmbë, marrin autobusin ose shkojnë me biçikletë, ose i përdorin të dy mjetet. Prej atyre që nuk ecin, 10 marrin autobusin, 15 bëjnë me biçikletë një pjesë të rrugës dhe 12 e bëjnë me biçikletë gjithë rrugën.a Paraqitni rezultatet në një diagram Veni.b Gjeni probabilitetin që një nxënës i zgjedhur rastësisht:i të përdorë edhe biçikletën, edhe autobusin;ii të marrë autobusin në një pikë të rrugës, duke ditur që nuk shkon në këmbë në shkollë.3 Një lodër rrotulluese ka katër pjesë me ngjyra: e kuqe, blu, e gjelbër dhe e verdhë. Mendohet që ngjyrat e kësaj lodre të kenë të njëjtën mundësi të bien pas një rrotullimi. Në një eksperiment, lodra rrotullohet katër herë dhe shënohet numri i herëve që bie ngjyra e verdhë.a Kopjoni dhe plotësoni tabelën e mëposhtme me probabilitetet teorike për secilin nga rezultatet.x 01234P(X x) 0,3164 0,4219Eksperimenti përsëritet 80 herë dhe jep këto rezultate.x 01234f 22 34 17 6 1b A e mbështesin këto rezultate idenë se ngjyrat e lodrës kanë të njëjtin probabilitet që të bien? Argumentoni përgjigjen.7

