Page 162 - Demo
P. 162


                                    156 Probabiliteti Përmbledhje dhe përsëritje7 Vlerësim 1 Për dy ngjarje X dhe Y, dihet që p(X) = 0,4; p(Y) = 0,5 dhe p(X|Y) = 0,3. Llogaritni p(X ‰ Y). Rrethoni përgjigjen e saktë.A 0,7 B 0 C 0,2 D 0,75 [1 pikë]2 Për dy ngjarje A dhe B jepet që p(A) = 0,3; p(B|A) = 0,4 dhe p(B’|A’) = 0,35. a Paraqitni informacionin e mësipërm në një diagram pemë, ku të tregohen të gjitha probabilitetet e veçanta. [6]b Përdorni diagramin pemë për të gjetur p(B). [3]c Paraqiteni këtë informacion në një diagram Veni. [6]3 Jepen 93 1 ( ) ;( ) ;( ) 20 5 4 pM pN pM N ˆ . Gjeni p(M ƒ N). [3]4 Nga ora 05:30 deri në orën 22:30, në një stacion të caktuar, kalojnë 170 autobusë të linjës 1. a Llogaritni kohën mesatare ndërmjet mbërritjeve të dy autobusëve të njëpasnjëshëm në këtë stacion. [3]b Duke supozuar që autobusët mbërrijnë në intervale kohore të rregullta dhe nuk vonohen kurrë, sa është probabiliteti që një autobus të mbërrijë në stacion ndërmjet orës 08:30 dhe 08:40? [2]5 Në një kuti ndodhen 8 sfera të bardha e 5 të kuqe. Nxirren njëra pas tjetrës 2 sfera (pa kthim). Gjeni probabilitetin që sfera e parë të jetë e bardhë dhe e dyta të jetë e kuqe. [4]6 Gjatë kontrollit të cilësisë u provua se në 140 pako detergjent, 115 prej tyre janë mbushur me gramaturë të saktë; prej tyre, 85 pako përmbajnë detergjent me përqendrim 95%. Zgjidhet rastësisht një pako, nga ato brenda gramaturës. Gjeni probabilitetin që ajo të jetë me përqendrim 95%. [6]7 Një zar kubik hidhet 8 herë. Gjeni probabilitetin e ngjarjes ‘bie 2 të paktën një herë’. [3]8 Probabiliteti që gjatë një qitjeje sportive të goditet shenja është 13. Bëhen 8 prova. Gjeni probabilitetin që: a shenja të goditet 2 herë; [3]b shenja të goditet të paktën një herë. [3]9 Në 1000 fëmijë të një qyteti, 512 prej tyre janë djem e 488 janë vajza. Një familje ka 5 fëmijë. Gjeni probabilitetin që ndër ta të jenë: a 2 vajza; [4] b jo më shumë se 3 vajza. [4] Jepni përgjigje me 2 shifra pas presjes.
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166