Page 39 - Demo
P. 39
332 VargjetKreu 2, Matematika 12: Polinomet dheteorema binomialey zbërthimin e (1 + x )n;y simbolin Cn, r.Kreu 1: Algjebra 2y thyesat algjebrike;y thyesat elementare.• të kuptoni nëse një varg është rritës ose zbritës;• të gjeni periodën e një vargu periodik;• të gjeni kufizën e përgjithshme dhe shumën e n–kufizave të progresionit aritmetik dhe të progresionit gjeometrik.Vargu i Fibonaçit (1, 1, 2, 3, 5, 8, 13, …) nuk është vetëm një nga vargjet më të përdorur në matematikë, por ai gjendet herë pas here i zbatuar edhe në natyrë. Numri i petaleve që mund të ketë një lule, shpesh është një numër Fibonaçi. Po kështu është numri i spiraleve tek ananasët, te kokat e luleve të diellit dhe te boçet e pishave. Raporti i dy kufizave të njëpasnjëshme të këtij vargu, kur vlerat bëhen shumë të mëdha, i afrohet prerjes së artë. Ky raport gjendet te guackat e kërmijve, tek uraganët, galaktikat spirale, në art dhe arkitekturë.Identifikimi dhe përcaktimi i vargjeve është i vlefshëm për modelimin e situatave që pritet të ndjekin një rregullsi të caktuar. Ato gjejnë zbatim në analizën financiare, kërkimet shkencore, shkencat kompjuterike dhe inxhinieri, si dhe në përcaktimin e probabiliteteve të ngjarjeve të ndryshme. Ky kre shtron themelet e kuptimit të llojeve të ndryshme të vargjeve dhe na aftëson në përshkrimin e tyre.OrientimTashmë keni mësuar: Do të mësoni:

