Page 54 - Demo
P. 54
48 Vargjet Përmbledhje dhe përsëritje2 Vlerësim 1 Një varg është përcaktuar me anë të formulës rekurente uu11 nn+1 = − , ku u1 = 2. a Gjeni vlerat e: i u2 ii u3 iii u4 [6]b Gjeni vlerën e u50. [2]2 Shkruani katër kufizat e para të secilit prej vargjeve të mëposhtme, më pas tregoni nëse vargu është rritës, zbritës ose periodik.a un = 2 cos(180n)˚ [3]b un = 0,2n + 4 [3]c un = n2 + 4n – 2 [3]3 Një makinë kushton 30 000 euro. Makina zhvlerësohet me 20% për çdo vit. Gjeni:a vlerën e saj pas një viti; [1]b vlerën e saj pas 4 vjetësh; [2]c vitin në të cilin ajo vlen më pak se 5000 euro. [4]4 Një varg është përcaktuar me anë të formulës rekurente un + 1 = 4 – k · un, ku k është një konstante. Jepet u1 = 3.a Gjeni një shprehje në varësi të k për u2. [2]b Gjeni një shprehje në varësi të k për u3. [2]Jepet që u1 + u2 + u3 = 9.c Gjeni vlerat e mundshme të k. [4]5 Agimi planifikon të derdhë para në një depozitë kursimesh çdo vit, për 20 vjet. Ai do të depozitojë 80 000 lekë në vitin e parë dhe, çdo vit, do të rrisë shumën që depoziton me 10 000 lekë.a Tregoni që në vitin e tretë Agimi do të depozitojë 100 000 lekë. [1]b Llogaritni shumën e përgjithshme të parave që do të depozitojë në 20 vjet. [2]c Edhe Beni do të derdhë para në një depozitë kursimesh për 20 vjetët që depoziton dhe Agimi. Ai depoziton 61 000 lekë në vitin e parë dhe çdo vit, do ta rrisë shumën e parave që depoziton me d lekë. Gjeni d, kur dihet që Agimi dhe Beni depozitojnë të njëjtën shumë parash në 20 vjet. [3]6 Kufiza e katërt e një progresioni aritmetik është 11 dhe shuma e tri kufizave të para është –3.a Gjeni kufizën e parë të progresionit. [4]b Gjeni diferencën e progresionit. [1]c Llogaritni vlerën më të vogël të n, për të cilën shuma e n kufizave të para të progresionit është më e madhe se 500. [5]

