Page 55 - Demo
P. 55
497 Tri kufizat e para të një progresioni gjeometrik janë përkatësisht (3p – 1), (p – 3) dhe 2p.a Gjeni vlerat e p. [5]b Për vlerën pozitive të p, vlerësoni shumën e 999 kufizave të para të progresionit. [2]8 Një shitës shet fshesa me korrent me çmim 12 000 lekë secila. Në një javë, ai merr 2% komision për shitjen e fshesës së parë, 4% komision kur shet fshesën e dytë, pra komisioni rritet me numrin e shitjeve me 2%. Kështu që, ai merr 30% komision për shitjen e fshesës së pesëmbëdhjetë. Komisioni mbetet i fiksuar në 30% për shitjen e të gjitha fshesave, pas shitjes së fshesës së 15–të gjatë asaj jave.a Llogaritni sa komision merr ai në një javë për shitjen e: i fshesës së parë; ii fshesës së pestë; iii fshesës së njëzetë. [6]Në një javë, ai shet 40 fshesa korrenti.b Sa komision merr ai gjithsej gjatë kësaj jave? [5]9 Programi stërvitor i një çiklisti kërkon që ai të ngasë biçikletën 3 km në ditën e parë të stërvitjes. Më pas, çdo ditë që vijon, ai nget biçikletën 2 km më shumë se në ditën paraardhëse.a Llogaritni largesën që ka përshkuar çiklisti me biçikletë ditën e shtatë. [1]b Llogaritni largesën e përgjithshme që ka përshkuar çiklisti me biçikletë deri në fund të ditës së dhjetë. [2]c Në cilën ditë të stërvitjes, çiklisti do të përshkojë me biçikletë më shumë se 100 km? [3]d Në cilën ditë të stërvitjes, largesa e përgjithshme që ai ka përshkuar me biçikletë i ka kaluar 1000 km? [5]10 Një kompani investimesh u paguan depozituesve 3% interes të përbërë në vit. Interesi paguhet një herë në vit. Një shumë prej 100 000 lekësh investohet në këtë kompani, në fillim të çdo viti. Investimi fillestar prej 100 000 lekësh është bërë në fillim të vitit të parë.a Shpjegoni pse vlera e investimit në fillim të vitit të dytë është 203 000 lekë. [2]b Llogaritni vlerën e investimit në fillim të vitit të tretë. [2]c Gjeni vitin në të cilin vlera e përgjithshme e investimit i kalon 5 000 000 lekë. [4]11 Shuma e dy kufizave të para të një progresioni aritmetik është 2. Shuma e dhjetë kufizave të para të tij është 330.a Gjeni diferencën e progresionit. [5]b Shkruani kufizën e parë të progresionit. [1]c Gjeni vlerën e n, kur dihet që shuma e n kufizave të para të progresionit është 1170. [4]12 Kur një top lëshohet nga një lartësi h metra, ai kërcen mbi dysheme në lartësinë h34. Një top lëshohet nga lartësia 2 metra. Gjeni: a lartësinë që arrin topi pas kërcimit të parë; [2]b largesën e përgjithshme që ka përshkuar topi, pasi godet dyshemenë për herë të dytë; [2]13 Gjeni vlerat e mundshme të x dhe y, kur dihet që x, 15 dhe y janë kufiza të njëpasnjëshme të një progresioni aritmetik dhe 1, x dhe y janë kufizat e njëpasnjëshme të një progresioni gjeometrik.[9]

