Page 57 - Demo
P. 57
513 TrigonometriBaticat dhe zbaticat krijohen nga ndikimi i forcës tërheqëse të Hënës dhe të Diellit sipas një modeli periodik, i cili mund të parashikohet. Meqë baticat dhe zbaticat janë periodike, ato mund të modelohen me anë të funksioneve sinus dhe kosinus. Parashikimi dhe modelimi i baticave, në shekuj, ka qenë thelbësor në lundrimet detare. Edhe tani ato luajnë një rol të rëndësishëm në llogaritjen e pasojave dhe shtrirjen e ndryshimeve klimatike.Funksionet trigonometrike janë të përshtatshme për modelimin e çdo madhësie, që ndjek një model periodik, si baticat, luhatjet stinore të temperaturave, orët e ditës, orbitat e planetëve dhe të satelitëve, si dhe valët muzikore. Funksionet sinus dhe kosinus përdoren gjerësisht në matematikë dhe ka shumë identitete trigonometrike, të cilat ndihmojnë në shndërrimet dhe zbatimet e shprehjeve trigonometrike.Kreu 3, Matematika 12: Trigonometria • sinusin, kosinusin dhe tangentin;• formulat për sinusin dhe kosinusin.Kreu 1: Algjebra 2 • shndërrimet e funksioneve;• funksionet e anasjella.• të ktheni gradët në radianë dhe anasjellas, si dhe të përdorni radianët në problema;• të përdorni funksionet trigonometrike dhe të anasjellat e tyre;• të përdorni formulat trigonometrike për shumën, diferencën dhe dyfishin e këndeve;• të vërtetoni identitete, të thjeshtoni dhe të zgjidhni ekuacione, duke përdorur formulat trigonometrike.OrientimTashmë keni mësuar: Do të mësoni:

