Page 81 - Demo
P. 81


                                    75Rreth vitit 850 p.e.r., Didona, mbretëresha e Kartagjenës, u gjend para një çështjeje, që më pas mori emrin \Sipas legjendës, ajo do të merrte aq tokë sa mund të rrethonte lëkura e një kafshe. Intuita e shtyu ta priste lëkurën në shirita të hollë dhe të krijonte me ta një rrip të gjatë, me të cilin rrethoi një sipërfaqe të madhe qarkore. Në legjendë nuk përmendet derivimi, por ai mund të përdoret për zgjidhjen e problemave të tilla, si gjetja e sipërfaqes më të madhe, të kufizuar nga një perimetër me gjatësi të caktuar. Është vërtetuar që një sipërfaqe e tillë është qarkore.Derivimi është një veprim matematikor jashtëzakonisht i fuqishëm, i cili zbatohet në shkenca të tilla, si fizika, inxhinieria, biologjia dhe ekonomia. Ai mund të përdoret në shembuj të thjeshtë, si ai më sipër, dhe në problema shumë më komplekse, që përfshijnë funksionet trigonometrike, logaritmike e kështu me radhë.Ky kre do të bazohet në konceptet e studiuara në Kreun 4 të Matematikës 12 dhe metoda e përdorur do të varet nga shprehja që duhet derivuar.y të studioni përkulshmërinë e vijës (e lugët apo e mysët) dhe të gjeni pikat e infleksionit;y të zbatoni rregullat e derivimit të funksioneve elementare: funksioni konstant, funksionet fuqi, eksponenciale, logaritmike, trigonometrike;y të kuptoni dhe të përdorni derivatin e ln x;y të zbatoni rregullat e derivimit për shumën, diferencën, prodhimin, raportin e funksioneve, si dhe rregullën për derivimin e funksionit të përbërë.Kreu 4, Matematika 12: Derivimi dhe integrimiy bazat e derivimit;y pikat e ekstremumeve dhe derivatin e dytë.Kreu 5, Matematika 12: Funksionet eksponenciale dhe funksionet logaritmikey vetitë e logaritmit;y logaritmin natyror.Kreu 3: Identitetet trigonometrikey përafrimet e këndeve të vogla;y formulën e dyfishit të këndit. 4 Derivatet 2OrientimTashmë keni mësuar: Do të mësoni:
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85