Page 9 - Demo
P. 9


                                    31 Algjebra 2Kreu 1, Matematika 12: Algjebra 1y vërtetimin e drejtpërdrejtë, vërtetimin me shqyrtim të të gjitha rasteve të mundshme dhe vërtetimin me kundërshembuj.y të kuptoni dhe të përdorni funksionet, ekuacionet parametrike dhe thyesat algjebrike;• të zbërtheni thyesat në thyesa elementare.• të ndërtoni drejtëzën e përafrimit më të mirë për relacionet eksponenciale dhe polinomiale;Kreu 2, Matematika 12: Polinomet dhe teorema binomialey pjesëtimet në algjebër dhe përdorimin e teoremës binomiale;y shndërrimin e grafikëve.Kreu 3, Matematika 12: Trigonometriay sinusin, kosinusin dhe tangentin.OrientimTashmë keni mësuar: Do të mësoni:Transmetimi dhe ruajtja e informacionit digjital kërkon mënyra të sigurta kriptimi. Kriptimi (ose shifrimi), i bazuar në përdorimin e çelësave publikë të shifrimit është një pjesë jetike e sigurisë online. Ai realizohet nëpërmjet të ashtuquajturave funksione çark (kurth). Funksione të tilla quhen ato, të cilat ose nuk kanë funksione të anasjella ose, edhe nëse kanë, gjetja e tyre nuk është e lehtë. Për shembull, gjetja e pjesëtuesve të thjeshtë të një numri është punë e vështirë edhe për kompjuterat, sidomos kur këta pjesëtues janë numra shumë të mëdhenj. Gjetja e prodhimit të dy numrave të thjeshtë, edhe në qofshin shumë të mëdhenj, është një veprim i thjeshtë për t’u kryer, ndërkohë që veprimi i anasjellë, pra gjetja e dy numrave të thjeshtë që japin një prodhim të caktuar, është pothuajse i pamundur. Kuptimi i funksioneve dhe i mënyrës së përdorimit të tyre është thelbësor në shumë fusha të shkencës, si dhe një gur themeli për matematikën, por veçanërisht për algjebrën. Funksionet zbatohen në shumë çështje, përfshirë ekuacionet parametrike, thyesat algjebrike elementare apo në koncepte të tjera të dobishme matematike, të cilat do të shqyrtohen në këtë kre.
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13