Page 10 - Demo
P. 10
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERIT1. Cilët janë elementet përbërës të një sistemi kompjuterik sipas arkitekturës Von Neumann. Shpjego funksionin e secilit.2. Cili është qëllimi i CPU-së?a) Të krijojë të dhëna.b) Të ruajë të dhëna. c) Të përpunojë të dhëna.3. Çfarë bën njësia e kontrollit?a) Kontrollon dhe monitoron komunikimet ndërmjet kompjuterit dhe çdo pajisjeje tjetër të bashkangjitur.b) Mban të dhënat dhe programet për të cilat aktualisht CPU-ja ka nevojë.c) Kryen llogaritjet dhe operacionet logjike.4. Plotëso tabelën:Emërtimi FunksioniAC - AkumulatoriMAR- Regjistri i adresave të kujtesësCIR- Regjistri aktual i udhëzimeveMDR- Regjistri i të dhënave të kujtesësPC - Numëruesi i programit Sistemi Bus (Ndërlidhës)Bus-et janë mjeti me të cilin të dhënat transmetohen nga një pjesë e një kompjuteri në një tjetër, duke lidhur të gjithë përbërësit e brendshëm kryesor me CPU-në dhe kujtesën. Një busstandard i sistemit të CPU-së është i përbërë nga një bus kontrolli, një bus i të dhënave dhe një bus i adresave.Bus i Adresave Mbart adresat e të dhënave (por jo të dhënat) midis procesorit dhe kujtesës.Bus i të Dhënave Mbart të dhëna ndërmjet procesorit, njësisë së kujtesës dhe pajisjeve të I/O.Bus i kontrollitMbart sinjale/komanda kontrolli nga CPU-ja (dhe sinjalet e gjendjes nga pajisje të tjera) në mënyrë që të kontrollojë dhe koordinojë të gjitha aktivitetet brenda kompjuterit. Njësia e Kujtesës Njësia e kujtesës (Memory Unit, MU) është në RAM dhe nganjëherë referohet si memoria primare ose kryesore. MU shërben për ruajtjen e të dhënave të përpunuara ose të papërpunuara. Ndryshe nga një harddisk që konsiderohet si memorie sekondare, kjo memorie është e shpejtë dhe gjithashtu arrihet direkt nga CPU-ja. RAM-i është i ndarë në pjesë, ku secili ka adresën dhe përmbajtjen e vet (në formë binare). Adresa identifikon në mënyrë unike çdo vend në kujtesë. Ngarkimi i të dhënave nga kujtesa e përhershme (hard drive) në memorien RAM, i lejon CPU-së të veprojë shumë më shpejt.PROVO VETEN8

