Page 101 - Demo
P. 101
TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYRELloji i Vlefshmërisë Si funksionon? ShembullCheck digit Disa të fundit mund të përdoren si “shumë” për të kontrolluar nëse ka ndodhur gabimeLeximi i barkodeve në një dyqanType check Kontrollon nëse të dhëna janë në formatin e duhur Numrat në një qelizë çmimi duhet të jenë vlera monetare me dy numra pas pjesës dhjetoreLength check Kontrollon nëse të dhënat kanë gjatësi të pranueshme Një kod PIN për një platformë bankare duhet të jetë katër ose gjashtë karaktere e gjatëLookup table Kontrollon nëse vlera e futur përputhet me një vlerë në një listë të përcaktuarNjë seri e limituar vlerash, për shembull shtatë ditët e javësPresence check Kontrollon nëse të dhënat janë futur në një fushë të caktuar Në shumicën e bazave të të dhënave një fushë çelës kryesor nuk mund të lihet e pa plotësuarRange check Kontrollon nëse një vlerë është në një interval të caktuar vlerashÇmimi i një certifikate dhurate online mund të jetë më i madh ose i barabartë me £5 por më e vogël ose e barabartë me £50Spell check Kontrollon nëse fjala ka gabime drejtshkrimore duke u bazuar në një fjalorNjë search engine shpesh rekomandon drejtshkrimin e një fjale nëse ajo është shkruar gabimInput mask Kontrollon nëse të dhënat janë në një format të caktuar, duke pasur numrin e duhur të karaktereve ose numraveNumri personal identifikues i një personi duhe të jetë i një formati YY XX XX XX Y, ku Y = shkronjë dhe X = numërDuplicate Kontrollon që vlera nuk është e përsëritur Një çelës kryesor duhet të jetë një vlerë unike, që duhet të përdoret vetëm një herëKompjuteri do të përdorë rregullat e lartpërmendura për të kontrolluar nëse të dhënat e futura janë korrekte apo jo. Nëse rregulli i përcaktuar për atë të dhënë nuk plotësohet, do të gjenerohet një mesazh gabimi. KonkurrencaKonkurrenca ndodh, kur disa përdorues të ndryshëm ndërveprojnë në një sistem të vetëm ose shumë ndryshime realizohen në të njëjtën kohë mbi të njëjtat të dhëna.Një SABDhR duhet ta përdorë konkurrencën. Bazat e të dhënave duhet të parandalojnë që dy persona të përdorin të njëjtat të dhëna në një mënyrë konfliktuale. Për shembull, nëse dy përdorues të një dyqani onlineduan të blejnë të njëjtin produkt dhe është vetëm një njësi në stok, atëherë baza e të dhënave duhet të sigurohet që produkti të blihet vetëm nga njëri nga klientët. Rregullat e APIQ Një ndryshim në një bazë të dhënash quhet një transaksion. Ndryshimet në bazën e të dhënave duhet të jenë sipas rregullave të APIQ (Atomiciteti, Përputhshmëria, Izolimi dhe Qëndrueshmëria).Atomiciteti. Transaksioni duhet të përfundojë plotësisht. Nëse ai nuk do të përfundojë plotësisht për ndonjë arsye, atëherë ai nuk duhet të ruhet.Përputhshmëria. Çdo ndryshim nuk duhet të sjellë gabime në bazën e të dhënave. Ndryshimi duhet të jetë në përputhje me atë çka ishte më parë baza e të dhënave.Izolimi. Një transaksion duhet të jetë i izoluar dhe nuk duhet të ndërhyjë në transaksione të tjera. Qëndrueshmëria. Një transaksion duhet të mbetet në bazën e të dhënave. PROVO VETEN1. Cili është dallimi në mes verifikimit dhe vlefshmërisë?2. Çfarë është integriteti i të dhënave?3. Në një bazë të dhënash, çfarë nënkuptohet me konkurrencë?4. Në një bazë të dhënash, çfarë nënkuptohet me izolim, qëndrueshmëri, atomicitet dhe përputhshmëri? 99

