Page 102 - Demo
P. 102
Nxënësi/ja:3.11Në kompanitë e mëdha bazat e të dhënave nuk ruhen në kompjuterat personalë të punonjësve, por në një sistem qendror. Ky sistem qendror zakonisht përbëhet nga një ose më shumë servera, të cilët mund të ndodhen në të njëjtën vendndodhje ose në vendndodhje të ndryshme. Siç e dimë, një server është një sistem kompjuterik, i cili ofron shërbime në rrjet. Një nga këto shërbime është edhe ruajtja e të dhënave. Skedarët e bazës së të dhënave ruhen në servera dhe mund të qasen nga kompjutera të ndryshëm të organizatës nëpërmjet rrjetit. Këto baza të dhënash të shpërndara mund të ruhen në një rrjet serverash të organizuar, në kompjutera të pavarur në internet, në intranete ose extranete të kompanive apo në rrjete të tjera të ndryshme.Baza e të dhënave e shpërndarë është set bazash të dhënash, logjikisht të ndërlidhura midis tyre dhe të shpërndara fizikisht në vendndodhje të ndryshme, që komunikojnë nëpërmjet një rrjeti kompjuterik.Sistemi i administrimit të bazës së të dhënave të shpërndarë (SABDhSh) - njohur si Distributed Database Management System (DDBMS) - është një program i centralizuar, i cili administron bazën e të dhënave të shpërndarë në mënyrë të tillë sikur ajo të ishte e ruajtur në një vendndodhje fizike të vetme. Dy procese, replikimi dhe fragmentimi, sigurojnë që të dhënat në bazën e të dhënave të shpërndarë të jenë të përditësuara në të gjitha nyjet e saj përbërëse. Replikimi i të dhënave është procesi i ruajtjes së të njëjtës kopje të bazës së të dhënave në dy ose më shumë nyje. Kjo është një teknikë shumë tolerante ndaj gabimeve në një bazë të dhënash të shpërndarë, sepse nëse ndodh ndonjë gabim në një nga nyjet, atëherë të dhënat janë të disponueshme në nyjet e tjera. Programe të specializuara kontrollojnë për ndryshime Bazat e të dhënave të shpërndara kupton që në bazat e të dhënave të shpërndara, të dhënat fragmentohen dhe ruhen në vendndodhje të ndryshme me shumë pika për marrjen e tyre; analizon rrjedhojat e kësaj shpërndarjeje në kuadër të përdorimit dhe sigurisë.Agimi punon në bankë dhe të gjitha të dhënat mbi të cilat ai punon, ruhen vetëm në kompjuterin e tij. Si mendoni, çfarë do të ndodhë nëse ky kompjuter pëson një defekt ose nuk ndizet më? Ju do të keni menduar që ai do të humbë të gjitha të dhënat e tij dhe nuk mund të realizojë më asnjë transaksion për klientët. Agimit, në fakt, i erdhi në mendje një ide, e cila do të zgjidhte problemin e tij. Ai vendosi të ruajë të dhënat e tij në shumë kompjutera, kështu që nëse një nga kompjuterët nuk do të funksiononte, të tjerët do të ishin në gjendje pune dhe të dhënat do ishin të vlefshme për t’u përdorur. Aktivitet:Fig. 1Site 1Site 4 Site 2Site 3DBDBDBComputer networkFig. 2100

