Page 103 - Demo
P. 103


                                    TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYREnë bazën e të dhënave të shpërndarë. Nëse identifikohet ndonjë ndryshim, procesi i replikimit bën që të gjitha nyjet (bazat e të dhënave) e bazës së të dhënave të shpërndarë të kenë të njëjtin informacion të ndryshuar. Procesi i replikimit mund të jetë i ndërlikuar në varësi të numrit të bazave të të dhënave, që përbëjnë bazën e të dhënave të shpërndarë. Fragmentimi është procesi i ndarjes së një tabele në një bashkësi tabelash më të vogla. Nënbashkësitë e tabelës quhen fragmente. Ai mund të jetë në tre lloje: horizontal, vertikal dhe hibrid. Fragmentimi duhet të realizohet në mënyrë të tillë që nga fragmentet të rindërtohet tabela origjinale. Në fragmentimin horizontal regjistrimet e një tabele mund të grupohen në fragmente sipas vlerave të një ose disa fushave të caktuar. Psh. nëse një tabelë Nxënëspërmban edhe emrin e klasës, ku ai bën pjesë, mund të krijohen fragmente duke ndarë regjistrimet sipas klasave. Në fragmentimin vertikal fushat ose kolonat e një tabele grupohen në një fragment dhe çdo fragment mban fushën e çelësit kryesor. Fragmentimi hibrit është një kombinim i dy llojeve të fragmentimit: horizontal dhe vertikal.Bazat e të dhënave të shpërndara mund të klasifikohen në dy lloje: baza të dhënash të shpërndara homogjene dhe baza të dhënash të shpërndara heterogjene. Në një bazë të dhënash të shpërndarë homogjene të gjitha nyjet (bazë të dhënash) përbërëse janë pajisje të të njëjtit lloj dhe në to ekzekutohen të njëjtat programe. Nyjet përdorin të njëjtin sistem administrimi të bazave të të dhënave. Çdo nyje njeh çdo njyje tjetër përbërëse të bazës së të dhënave të shpërndarë dhe komunikon e bashkëpunon me secilën prej tyre për të përpunuar kërkesat e përdoruesit. Baza e të dhënave qaset me anë të një ndërfaqeje të vetme, sikur të ishte një bazë të dhënash e vetme. Në një bazë të dhënash të shpërndarë heterogjene nyje të ndryshme mund të jenë pajisje të llojeve të ndryshme dhe në to ekzekutohen programe të ndryshme. Nyjet mund të përdorin sisteme administrimi të bazave të të dhënave të ndryshme. Nxjerrja e informacionit prej tyre është një proces i ndërlikuar si pasojë e përdorimit të sistemeve të ndryshme. Nyjet mund të mos jenë në dijeni të çdo nyjeje që përbën bazën e të dhënave të shpërndarë, kështu që kemi bashkëpunim të kufizuar për të përpunuar kërkesat e përdoruesit.Përdorues globalPërdorues lokal Përdorues lokalSkema globalePërdorues globalSABDhShSABDh-1 SABDh-2 SABDh-3 SABDh-nSkema globaleSoftwareSABDhShSoftwareSABDhShSoftwareSABDhSh1 2 3NyjanSoftwareSABDhShSABDhShTabela 1: Nje baze të dhënash me tabele me një dimensionFig. 3 bazë të dhënash të shpërndarë homogjene101
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107