Page 104 - Demo
P. 104
TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYREPërdorues globalPërdorues lokal Përdorues lokalSkema globalePërdorues globalSABDhShSABDh-1 SABDh-2 SABDh-3 SABDh-nSkema globaleSoftwareSABDhShSoftwareSABDhShSoftwareSABDhSh1 2 3NyjanSoftwareSABDhShSABDhShPërparësitë e bazave të të dhënave të shpërndara janë:• Ato kanë besueshmëri të lartë dhe janë shumë të disponueshme. Nëse në një sistem të centralizuar do të ndodhte një defekt, atëherë baza e të dhënave nuk do të mund të qasej nga të gjithë përdoruesit. Kurse, nëse një defekt do të ndodhte në një sistem të shpërndarë, atëherë baza e të dhënave do të ishte funksionale në disa pjesë së saj. Pra, nëse një nga përbërësit e sistemit të shpërndarë do të dështonte (nuk do të ishte në gjendje pune), funksionueshmëria e sistemit do të vazhdonte edhe pse i reduktuar në disa nivele. Besueshmëria dhe disponueshmëria varet nga mënyra se si të dhënat shpërndahen në sistem. • Ato mundësojnë kontroll lokal të të dhënave. Duke shpërndarë të dhënat në nyje të ndryshme nxiten grupet lokale, që të kenë kontroll vetëm në të dhënat e tyre lokale, duke rritur në këtë mënyrë integritetin dhe administrimin e të dhënave. Por në të njëjtën kohë përdoruesit mund të kenë qasje në të dhënat globale, kur është e nevojshme. • Ato mundësojnë modulitet (nyjëzim) të lartë. Shpërndarja e të dhënave dhe numri i nyjeve në një bazë të dhënash të shpërndarë shpesh herë reflekton strukturën administrative të një kompanie. Nëse një kompani do të zgjerohej në një ambient më të madh ose do të zgjeronte strukturën e saj, atëherë do t’i duhej të rriste numrin e përdoruese ose numrin e departamenteve, që do të kishin qasje në bazën e të dhënave. Shpeshherë është më e thjeshtë dhe më ekonomike të shtohet një kompjuter dhe të dhënat e tij në një sistem të shpërndarë, sesa të zgjerohet një sistem kompjuterik i fuqishëm. Gjithashtu, përdoruesit aktual të sistemit nuk do të kenë ndryshime në shërbimin që marrin.• Ato mundësojnë kosto të ulët komunikimi. Në sistemet e shpërndara të dhënat vendosen më afër pikës së përdorimit. Kjo gjë redukton koston e komunikimit.• Ato mundësojnë përgjigje të shpejtë. Përgjigjja e kërkesave për të dhëna varet nga mënyra se si sistemi i shpërndarë është dizenjuar. Por zakonisht shumica e kërkesave të përdoruesve në një nyje të sistemit mund të plotësohen nga të dhënat e ruajtura në atë nyje. Kjo përshpejton procesin e Fig. 4 bazë të dhënash të shpërndarë heterogjene102

